Lindjet, sërish “presion” popullsisë - Rënie në 12 qarqe të vendit, edhe shtesa natyrore në "alarm"

Të dhënat demografike vijojnë të konfirmojnë tkurrje të popullsisë edhe për tremujorin e parë të vitit 2024. Numri i lindjeve përgjatë kësaj periudhe është regjistruar në rënie, por lajmi më negativ qëndron te rikthimi i shtesës natyrore negative. Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2024 është 5,056, duke shënuar një rënie me 6.8%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, ndërsa numri i vdekjeve është 5,537, duke shënuar një rënie prej 5.2%. Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2024 regjistron 481 vdekje më shumë se sa lindje.
Në tremujorin e parë 2024, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Në tremujorin e parë 2024, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 475 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 217 vdekje më shumë se sa lindje.
Nëse flasim për lindjet, në tremujorin e parë 2024, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1,929 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 74 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Elbasanit me 2.0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 21.1%.
Nga ana tjetër, përgjatë tre muajve të parë të vitit, vetëm një qark i vendit shënoi rritje të numrit të vdekjeve, në një qark nuk kishte ndryshim, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënuan ulje, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2023. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1,454 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 139 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Gjirokastrës me 21.4%, ndërsa rënien më të vogël e ka qarku i Tiranës me 2.6%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Nis rehabilitimi i aksit rrugor Tiranë-Durrës, një korsi do të jetë përkohësisht e bllokuar
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se ka nisur rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH, procesi i punës do......

Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç!
Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është prezantuar sot nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht......

Detyrime për klasin energjetik të pajisjeve - Gjoba për bizneset që nuk i zbatojnë. Muçaj: Rritet eficienca e energjisë
Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, ndërkohë që në rast të shkeljes së tyre......

ERE, 42.5 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon mbledhjen e 368.9 mln lekëve nga 368 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......

Pensionet, Italia 136.5 mln euro buxhet deri në 2032 - Balla: Ratifikimi, përfitues rreth 500 mijë shqiptarë
Miratimi në unanimitet në Komisionin për Politikën e Jashtme për njohjen e pensioneve me Italinë, është cilësuar si një hap pozitiv nga Diaspora '91-19, pasi......

Shoqata Shqiptare e Bankave, 25 vite rrugëtim - Eventi/ Prezantohet botimi “Bankat dhe financimi i ekonomisë shqiptare, 1912-2023”
Në 25 vjetorin e krijimit, Shoqata Shqiptare e Bankave është vlerësuar si institucion kyç për rolin e saj koordinues brenda sektorit bankar por edhe në......

Pensionet me Italinë “kalojnë” edhe një “pengesë” - Cilat janë shtetet që Shqipëria ka vështirësi në negociata?
Miratohet edhe në Komisionin parlamentar për Çështjet e Europës, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve. Olta Manjani Zv.ministre e......

Si do të ndikojë euro nën 100 lekë te bizneset shqiptare? - Ekspertët: Kompanitë do të kenë më pak fitime dhe do të rrisin intensitetin e punës
Ndonëse disa muaj më parë diskutimet ishin nëse rënia e euros do të barazohej në 100 lekë, ky trend ka ndryshuar. Në emisionin Ekonomia 3D u diskutua se çfarë......