Shqipëria Postuar më 15 Maj 2024, 10:05

Bonot 12-mujore, niveli më i ulët për këtë vit - Shtohet interesi për të investuar në këto instrumenta

Nga SCAN TV
Bonot 12-mujore, niveli më i ulët për këtë vit -

Në ankandin e fundit të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, yieldi mesatar i ponderuar i bonove me afat maturimi 12-mujor ka rënë në 3.54% nga 3.66% që ishte në ankadin e mëparshëm.

Ndërsa kërkesa për blerje dhe pjesëmarrja e investitorëve në këtë ankand ishte më e lartë se shuma e shpallur nga qeveria. Ministria e Financave, emetoi këtë javë shumën prej 8.8 miliardë lekësh, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion nga investiorët ishte afërisht 11.9 miliardë lekë.

‘’Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar trendin e lëvizjes së yield-it të bonove 12-mujore përgjatë këtij viti. Sipas shifrave, rezulton se këtë javë ato janë ankoruar fare pranë normës bazë të interesit.

Në muajin maj të këtij viti krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më pare, yield-i mesatar i bonove 12- mujore paraqitet me rënie, ndërsa nëse analizojmë tre muajt e parë të vitit aktual konstatojmë se norma mesatare e yield-it ka pësuar një rritje të lehtë graduale. Ndërkohë që në ankandin e zhvilluar gjatë kësaj jave yield-i  mesatar i instrumentave me maturim 12-mujor ishte 3.54%, norma më e ulët që prej muajit janar të këtij viti.

Rënia e yield-it të shumicës së instrumentave financiarë dhe veçanërisht e bonove 12- mujore ndikon drejtpërdrejt në uljen e kostos së huamarrjes së sektorit privat. Theksojmë se bonot 12- mujore janë instrumenta financiarë që kane frekuencën më të lartë të emetimit nga institucioni i Bankës së Shqipërisë duke shërbyer kështu si mjet kryesor i huamarrjes në tregun e brendshëm.

Armela Duka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat