Shqipëria Postuar më 15 Maj 2024, 12:00

Sa u financua sistemi shëndetësor në 2023-in? - Raporti i FSDKSH: 12 mld lekë të shpenzuara vetëm për rimbursimin e barnave

Nga SCAN TV
Sa u financua sistemi shëndetësor në 2023-in? - Raporti i FSDKSH:

Buxheti prej rreth 56 miliardë lekësh i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) u realizua në masën 99.7% gjatë vitit të shkuar, ku mbi 12 miliardë u shpenzuan vetëm për rimbursimin e medikamenteve.

Në strukturën e të ardhurave të FSDKSH, peshën më të madhe e zënë transfertat e buxhetit të shtetit me 66%, nga të cilat 54.6% të dedikuara për shërbimin spitalor dhe 11.4% për shërbimin parësor, ndjekur nga të ardhurat e kontributeve të sigurimeve shëndetësore me 33.8%. Të ardhurat nga burime të tjera zënë një peshë specifike të vogël prej 0.2%.

Spitalet publike financohen më shumë se çdo sektor tjetër. Shpenzimet gjithë vjetore për shërbimet spitalore arritën në vlerën 30 miliardë lekë, duke u realizuar në masën 98.4%, 511 milionë lekë më pak se plani. Nga këto, 26 miliardë lekë u shpenzuan vetëm për financimin vjetor të spitaleve publike për të përballuar nevojat në paga, sigurime shoqërore, shëndetësore, mallra e shërbime.

Sipas të dhënave nga raporti më i fundit i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, shpenzimet e rimbursimit për vitin 2023 rezultojnë mbi vlerën 12 miliardë lekë, rreth 60.7 milionë lekё mё tepër se plani i parashikuar. Këto shpenzime janë rritur me 563.9 milionë lekë krahasuar me vitin 2022.

Rritja e shpenzimeve të rimbursimit në krahasim me një vit më parë, ka ardhur për shkak të trajtimit me terapi me kosto më të lartë mjekimi për pacientët. Në këtë shkak kanë ndikuar dhe të gjitha sëmundjet me incidencë të lartë në popullsi siç janë Diabet Mellitus, Hipertension, e të tjera, të cilat janë ndikuar drejtpërsëdrejti nga pasojat e Covid-19.

Gjatë vitit të shkuar ka një rritje të shpenzimeve të rimbursimit për grupin e barnave spitalore dhe si përqindje ndaj shpenzimeve totale të rimbursimit evidentohet një ulje gjatë këtij viti, 1.3% mё pak. Konkretisht, për vitin e shkuar shpenzimet e rimbursimit për barnat spitalore zënë rreth 30.8%, ndërsa pёr vitin 2022 zinin rreth 32.1% të shpenzimeve totale të rimbursimit.

Lista e barnave që filloi efektet e saj në gusht të vitit 2021 u zgjerua me 22 barna të reja, nga të cilat 19 barna lëvrohen në farmacitë e spitaleve dhe 3 barna tregtohen në farmacitë e rrjetit të hapur.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Maj

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.4 lekë. Sipas kursit të këmbimit edhe Euro është dobësuar......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat