Sa prona u rivlerësuan ndër vite? - Vrojtimi/ Nga procesi i fundit përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin

Vendi mund të ketë së shpejti një proces të ri rivlerësimi të pronave, pasi në Kuvend është depozituar nisma ligjore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025. “Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që nga data e hyrjes në fuqi te këtij ligji deri në datën 31 qershor 2025 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut”, thuhet në pikën 1 të nenit 1 të këtij projektligji.
Nëse nisma miratohet, rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.
Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë.
Por si ka rezultuar ky proces ndër vite dhe sa herë është kryer rivlerësimi i pronave?
Sipas të dhënave zyrtare, dy rivlerësimet e para u kryen përgjatë viteve 2011-2013 dhe u realizua për rreth 95 mijë prona. Ndryshe nga sa parashikohet së fundmi, në 2011-n dhe 2013-n, ai që barazonte vlerën e pronës me çmimin fiskal të miratuar nga qeveria, ose me atë të tregut do të paguante 1% të diferencës mes çmimit të blerjes me atë që deklaronte. Rivlerësimi përgjatë kësaj periudhe gjeneroi në buxhet 4 miliardë lekë.
Më vonë, rivlerësimi u krye në vitet 2016-2017 me një normë tatimi prej 2% dhe u realizua për 63 mijë pasuri, duke gjeneruar rreth 5.1 miliard lekë në buxhet.
Ndërkohë, procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168,200 pasuri. Nëse do të flsinim për fitimet, buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.
Rivlerësimi i fundit, ashtu si ai që pritet të kryet deri në vitin 2025, kishte normë tatimi 3%, ndërkohë masa aktuale e tatimit është 15%. Nëse ky projektligj do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite.
Por, çfarë është procesi i rivlerësimit?
Rivlerësimi është një instrument ligjor dhe fiskal që ka për qëllim përcaktimin e vlerës së pasurive të paluajtshme në përputhje me indikatorët e tregut imobiliar. Rivlerësimi siguron që të gjithë pronarët e pasurive të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave bazuar në vlerën e vërtetë të tregut të pasurisë së tyre. Për efekt të kryerjes së rivlerësimit merren në analizë parametra si çmimi i shitblerjes, kostoja e ndërtimit, të ardhurat që realizon prona si dhe amortizimi i saj apo shpenzimet korrente lidhur me mirëmbajtjen e saj. Pasuritë që i nënshtrohen rivlerësimit janë kryesisht banesat, njësitë tregtare, trojet apo godinat e shërbimit, magazinimit si dhe të gjitha pasuritë e tjera të patundshme.
Vitet | Masa e tatimit |
2011 | 1% |
2013 | 1% |
2016-2017 | 2% |
2020-2022 | 3% |
2024-2025 | 3% |
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Sa u financua sistemi shëndetësor në 2023-in? - Raporti i FSDKSH: 12 mld lekë të shpenzuara vetëm për rimbursimin e barnave
Buxheti prej rreth 56 miliardë lekësh i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) u realizua në masën 99.7% gjatë vitit të shkuar, ku......

Komisioni Europian parashikon rënie të inflacionit, pavarësisht rritjes së çmimit të naftës!
Inflacioni mund të jetë vetëm 2.2% në BE vitin e ardhshëm. Të dhënat më të mira se sa pritej do të thonë se inflacioni gati do të përgjysmohet këtë vit,......

Raporti: 1 në 8 europianë jeton në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet ekstreme!
Një në tetë europianë jeton në një zonë në rrezik përmbytjeje dhe infrastruktura kritike është gjithashtu në zonat e rrezikuara. Gjetjet e reja vijnë nga......

Vendet europiane ku paguhesh për të shkuar në punë me biçikletë!
Për shumë prej nesh, të shkosh në punë do të thotë mëngjese të stresuara pas timonit në një bllokim trafiku, ose të vrapojmë pas autobusit të ngjeshur me......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.4 lekë. Sipas kursit të këmbimit edhe Euro është dobësuar......

Plani i ri për frenimin e shpenzimeve - Për tre vite Turqia do ndërpresë blerjen e makinave për institucionet!
Turqia do të frenojë shpenzimet publike dhe do të rrisë efikasitetin sipas një plani kursimi të shpallur, duke nisur vetëm projektet thelbësore të investimeve......

Sa do të ndikojë “Euro 2024” në ekonominë gjermane? - Sipas ekspertëve, pritet rritje e konsumit, si dhe e qirave
Gjermania do të shpresojë për sukses sportiv si mikpritëse e kampionatit të futbollit “Euro 2024” që do të nisë pas rreth një muaji, por gjithashtu do të......

Ashpërsohet “lufta” tregtare SHBA-Kinë - Biden vendos tarifa të larta ndaj mallrave kineze
Presidenti i SHBA, Joe Biden, vendosi rritje të mprehta të tarifave për një sërë importesh kineze, duke përfshirë bateritë e automjeteve elektrike (EV), çipat......