BE synon mineralet kritike - Kërkohet blerja në “bllok” e lëndëve të para

Komisioni Evropian do të nisë një thirrje brenda disa ditësh për projekte me qëllim përmirësimin e furnizimit me minerale kritike dhe shpreson të fillojë së shpejti blerjet e përbashkëta të BE-së përgjatë linjave të skemës ekzistuese për gazin.
Akti i lëndëve të para kritike të BE-së është krijuar për të garantuar furnizimin me litium, bakër dhe minerale të tjera thelbësore për tranzicionin e gjelbër dhe digjital, për t'i mundësuar bllokut të prodhojë automjetet e veta elektrike, ose turbinat e erës dhe të reduktojë varësinë nga Kina. Akti hyn në fuqi më 23 maj.
Nënkryetari i Komisionit, Maros Sefcovic, tha se, ekzekutivi i BE do të thërriste një takim të parë të një bordi me vendet anëtare që mbikëqyrin aktin.
Projektet e përpunimit, riciklimit, ose minierave, që konsiderohen strategjike, duhet të jenë në gjendje të sigurojnë leje në 15-27 muaj, shumë më shpejt se normalja. Eurobattery Minerals AB e Suedisë ka thënë se do të paraqesë një aplikim që një minierë në Finlandë të jetë strategjike.
Sefcovic tha se Komisioni kishte filluar të hartonte planet për blerje të përbashkëta deri në 30 materiale, duke u mbështetur në përvojën e tij të blerjeve të zakonshme të gazit. Ekzekutivi i BE-së do të vepronte si një ndërmjetës mes furnitorëve globalë dhe blerësve.
Komisioneri tha se platforma e përdorur për blerjet e gazit mund të shërbejë si një plan, megjithëse blerja e shumë mineraleve të ndryshme kritike do të ishte më komplekse. Sistemi mund të përdoret gjithashtu për të marrë një kuptim më të saktë të kërkesës në të ardhmen.
Sefcovic tha se Komisioni po shqyrtonte gjithashtu mundësinë e grumbullimit të disa mineraleve kryesore, duke thënë se frymëzimi erdhi nga modeli japonez për tokat e rralla.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Mete në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Malin e Zi: “Brenda verës miratojmë instrumentat e Planit të Rritjes në Parlament"
Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Financave dhe atyre te Çështjeve Evropiane të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit......

Denaj në Konferencën e FAO: Dixhitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj......

Rreziqet për ekonominë shqiptare - BERZH: Thatësira mund të ndikojë në bujqësi dhe energji
“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3.3% thuhet në......

Pensionet private, investuan 38 mijë persona - Shtohet interesi i shqiptarëve për t'u bërë pjesë e skemës
Përveç pensionit shtetëror, shqiptarët po drejtohen gjithnjë e më tepër në skemat e pensionit privat. Rritja e kostove të jetesës dhe vlera e ulët e masës së......

“Pensionet me Greqinë, brenda 6 muajve nëse ka vullnet politik” - Etmond Guri: Është në interesin e Greqisë të finalizojë marrëveshjen sa më shpejt
Me firmosjen e marrëveshjes me Italinë, për njohjen reciproke të viteve të punës për efekt pensioni, sytë janë kthyer nga Greqia. Etmond Guri, përfaqësues i......

Rivlerësimi i pronave “çliron” tregun e pasurive - Gjoka: Pritet rritje e transaksioneve, reduktohen pagesat cash
Një fushatë tjetër e rivlerësimit të pasurive në vend me normë tatimore 3 % pas asaj të ndërmarrë në vitin 2020, do të sillte ndikime pozitiv në tregun e......

OSHEE, plan të ri për reduktimin e humbjeve në rrjet - Synohet të arrihet në 17.93%, 0.57% më shumë se plani i qeverisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike synon uljen e humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes, në 17.93%, deri në fund të këtij viti. Ky target......

80 projekte në arsim, trashëgimi kulturore dhe ekoturizëm - Granoff: Projektet e Fondit Shqiptaro-Amerikan kanë prekur çdo qytetar
Në 15 vite aktivitet në Shqipëri Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (ADDF) ka pasur një angazhim financiar prej 120 milionë dollarësh, me një portofol......