Denaj në Konferencën e FAO: Dixhitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024.
Gjatë fjalës së saj të mbajtur në sesionin e 2 të kësaj Konference, ministrja Denaj prezantoi Strategjinë tonë për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa u fokusua të tre ceshtje kryesore si, ngritja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, implementimi i projekteve të FAO dhe BB, si dhe futja e kurrikulave në edukimin profesional për marrjen e njohurive për risitë në teknologjinë bashkëkohore, që janë nisma mjaft të rëndësishme që po vihen në zbatim.
“Për të filluar me projektin e FAO-s i cili fillon shumë shpejt, do të krijojë një platformë të re për fermerët, që do të jetë çelësi për prespektivën e tyre ekonomike, por edhe aktivitetet në detyrat e tyre të përditshme. Pra, ne po punojmë edhe për infrastrukturën dhe shpërndarjen e informacionit, ku ne projektojmë të ardhmen tonë të afërt”, tha Denaj.
Ajo theksoi se dy komponentë që po startojnë janë “nga njëra anë do të zhvillojmë strategjinë kombëtare digjitale për bujqësinë dhe një plan veprimi, i cili do të jetë një oportunitet për të marrë përvojat e shteteve të tjera dhe për t’i përshtatur në vendin tonë. Kjo strategji mund të jetë një mjet efektiv për politikëbërjen. Ndërsa komponenti i dytë përveç Portalit të Fermerit, i cili lidhet drejtëpërdrejt me shpërndarjen e informacionit tek fermerët është fakti që ne do të bashkëpunojmë gjithashtu edhe me ILO-n mbi edukimin. Ne kemi programuar veten tonë në një proces ku edukimi profesional merr shumë njohuri për risitë në teknologjinë sot. Kështu, që kurikula e edukimit profesional do të ketë njohuri mbi të gjitha përvojat e shkëmbyera jo vetëm në këtë tryezë, por edhe në ato të vendeve të tjera që janë të përshtatshme edhe me ne” , tha Denaj.
Ministrja vlerësoi si mjaft të rëndësishëm fillimin e një projekti në bashkëpunim me Bankën Botërore, të quajtur “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimi i bujqësisë”, nëpërmjet të cilit, sipas Ministres, synohet modernizimi i skemave të ujitje- kullimit në dy zona bujqësore të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat do jenë projekte pilot, dhe do të shërbejnë si shembuj për zonat e tjera se çfarë do të jetë më eficiente, më pak e kushtueshme dhe sisteme më të mira ujitje-kullimi në Shqipëri duke tejkaluar sistemet e vjetra të ndërtuara para viteve ’90-të.
Konferenca e 34-të Rajonale e FAO-s, mblodhi bashkë 53 anëtarët e FAO-s në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe përfaqësues të fondeve të Kombeve të Bashkuara, programeve dhe agjencive të specializuara. Ministrat pjesëmarrës të kësaj konference ndanë idetë për ruajtjen e biodiversitetit bujqësor dhe përmirësimin e qeverisjes efikase të ujit në kohë ndryshimesh klimatike dhe sfidave të shumta. Në këtë konferencë morën pjesë vëzhgues nga sektorët ndërqeveritar dhe joqeveritar, kërkimi dhe akademia, sektori privat dhe shoqëria civile.
SCAN
Sondazh

Rreziqet për ekonominë shqiptare - BERZH: Thatësira mund të ndikojë në bujqësi dhe energji
“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3.3% thuhet në......

Pensionet private, investuan 38 mijë persona - Shtohet interesi i shqiptarëve për t'u bërë pjesë e skemës
Përveç pensionit shtetëror, shqiptarët po drejtohen gjithnjë e më tepër në skemat e pensionit privat. Rritja e kostove të jetesës dhe vlera e ulët e masës së......

“Pensionet me Greqinë, brenda 6 muajve nëse ka vullnet politik” - Etmond Guri: Është në interesin e Greqisë të finalizojë marrëveshjen sa më shpejt
Me firmosjen e marrëveshjes me Italinë, për njohjen reciproke të viteve të punës për efekt pensioni, sytë janë kthyer nga Greqia. Etmond Guri, përfaqësues i......

Rivlerësimi i pronave “çliron” tregun e pasurive - Gjoka: Pritet rritje e transaksioneve, reduktohen pagesat cash
Një fushatë tjetër e rivlerësimit të pasurive në vend me normë tatimore 3 % pas asaj të ndërmarrë në vitin 2020, do të sillte ndikime pozitiv në tregun e......

OSHEE, plan të ri për reduktimin e humbjeve në rrjet - Synohet të arrihet në 17.93%, 0.57% më shumë se plani i qeverisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike synon uljen e humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes, në 17.93%, deri në fund të këtij viti. Ky target......

80 projekte në arsim, trashëgimi kulturore dhe ekoturizëm - Granoff: Projektet e Fondit Shqiptaro-Amerikan kanë prekur çdo qytetar
Në 15 vite aktivitet në Shqipëri Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (ADDF) ka pasur një angazhim financiar prej 120 milionë dollarësh, me një portofol......

Sa prona u rivlerësuan ndër vite? - Vrojtimi/ Nga procesi i fundit përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin
Vendi mund të ketë së shpejti një proces të ri rivlerësimi të pronave, pasi në Kuvend është depozituar nisma ligjore për rivlerësimin e pasurive të......

Sa u financua sistemi shëndetësor në 2023-in? - Raporti i FSDKSH: 12 mld lekë të shpenzuara vetëm për rimbursimin e barnave
Buxheti prej rreth 56 miliardë lekësh i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) u realizua në masën 99.7% gjatë vitit të shkuar, ku......