AI në sistemin financiar, nevojë për rregulla - Banka Qëndrore Evropiane paralajmëroi rreziqet

Viteve të fundit inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pothuajse çdo sektori, një prej tyre është edhe sistemi financiar. Pavarësisht se te kjo e fundit është ende në fillime, monitorimi është i domosdoshëm, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i konsumatorëve dhe të sigurohet funksionimi i duhur i tregjeve. Nënvizimi u bë nga Banka Qëndrore Evropiane.
BQE ka vënë re një sërë përfitimesh nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale, në banka dhe institucione të tjera financiare, të tilla si përpunimi më i lartë i informacionit, shërbimi më efikas ndaj klientit dhe madje edhe një aftësi më e madhe për të dalluar kërcënimet kibernetike.
Njëkohësisht, BQE paralajmëroi edhe për rreziqet, duke mos përjashtuar sulmet kibernetike më të sofistikuara. Pikërisht për këtë arsye, kërkohet që zbatimi i Inteligjencës Artificiale në sistemin financiar, të monitorohet nga afër teksa teknologjia evoluon.
Bashkimi Evropian ka formuluar rregullat e para të inteligjencës artificiale në botë, të cilat do të detyrojnë sistemet e inteligjencës artificiale të jenë në përputhje me detyrimet specifike të transparencës dhe ligjet e BE-së për të drejtat e autorit.
Megjithatë, deri më tani, BQE tha se miratimi i sistemeve të tilla nga kompanitë financiare evropiane ishte "në fazat e para" dhe se ka ende shumë punë për të bërë.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan vijon rënien edhe sot teksa është blerë me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë. Monedha europiane lihet sot me 100.1 lekë dhe shitet me......

Kantinat dhe importuesit e pijeve alkoolike, në “shënjestër” - Evidentohen si kompani me risk evazioni, kontroll i shtuar për produktet e akcizës
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pasur në fokus të shtuar kontrollet në kantinat e verës dhe importuesit e produkteve të akcizës. Sipas këtij......

Rama në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian!
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin......

BE synon mineralet kritike - Kërkohet blerja në “bllok” e lëndëve të para
Komisioni Evropian do të nisë një thirrje brenda disa ditësh për projekte me qëllim përmirësimin e furnizimit me minerale kritike dhe shpreson të fillojë së......

Mete në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Malin e Zi: “Brenda verës miratojmë instrumentat e Planit të Rritjes në Parlament"
Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Financave dhe atyre te Çështjeve Evropiane të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit......

Denaj në Konferencën e FAO: Dixhitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj......

Rreziqet për ekonominë shqiptare - BERZH: Thatësira mund të ndikojë në bujqësi dhe energji
“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3.3% thuhet në......

Pensionet private, investuan 38 mijë persona - Shtohet interesi i shqiptarëve për t'u bërë pjesë e skemës
Përveç pensionit shtetëror, shqiptarët po drejtohen gjithnjë e më tepër në skemat e pensionit privat. Rritja e kostove të jetesës dhe vlera e ulët e masës së......