“Gati për tu bërë pjesë e tregut të përbashkët evropian”! - Rama: Rajoni, të zhbllokojë veten. Presim udhëzuesin e KE, synim viti 2027

Rajoni po ndërmerr të gjitha reformat e nevojshme për të përfituar nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku si hap i parë është integrimin në tregun e përbashkët evropian. Kryeministri Edi Rama , i pranishëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Evropian, i cili mbahet në Kotor të Mali i Zi, nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët” theksoi se ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital Evropian jo më larg se viti 2027.
”Kemi përgatitur planet individuale të reformave, kemi identifikuar nismat kyçe që do të na sjellin gradualisht më pranë tregut të përbashkët dhe më së fundmi kemi nisur përgatitjet për tregun e përbashkët rajonal. Shkurtimisht jemi gati për t’ia nisur. Na duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur vetveten për tu integruar në tregun e përbashkët që është shtylla e parë e planit. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian. Ne e kemi përfshirë në planin tonë të reformave dhe synojmë të jemi gati në 2027. Presim që Komisioni të miratojë udhërrëfyesin që të kemi një shteg të qartë të përcaktuar përpara, bazuar në praktikat dhe rregulloret evropianë”.
Kryeministri Rama theksoi se për arritjen e këtij qëllimi është e rëndësishme rritja e bashkëpunimit në rajon dhe eliminimi i pengesave artificiale në tregtinë e jashtme.
“Së treti do vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin rajonal dhe jemi mjaft të përkushtuar këtë. Për Shqipërinë, nuk është e shkuara që të kontrollojë të ardhmen por e ardhmja që të kontrollojë të shkuarën. Qe nga Dhjetori 2021zbatimi i masave tregtare në kontekstin e përbashkët rajonal është bllokuar për shkak të pengesave në vendimmarrjen e CEFTA-s. Me shpresë puna e bërë nga KE për të zhbllokuar CEFTËN mund dhe duhet të ndodhë sepse është kundër frymës së kësaj. Flasim për gjëra kaq të mëdha dhe duam të shihemi he miratohemi si shtete anëtare dhe ndërkohë vazhdojmë të bllokojmë veten. Kjo është pakuptim dhe sic e kam thënë, duhet ta lëmë politikën jashtë kësaj hapësirë”.
Takimi rajonal i mbajtur në Malin e Zi, pason atë në Tiranë dhe Shkup ku është diskutuar mbi këtë çështje. Këshilli i Evropës miratoi planin e Rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me anëtarësimin në BE dhe rritjen ekonomike në rajon. Ky plan do të zbatohet në periudhën 2024-2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Jo ndarje tenderësh për shmangien e kufirit monetar” - Prokurimet/ Qeveria miraton kufijtë e lartë dhe të ulët. Klasifikimi sipas llojit të kontratës
Asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet me qëllim shmangien e kufirit monetary, apo të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik. Qeveria......

Pse portet europiane po kthehen në parkingje makinash elektrike?!
Një numër në rritje i makinave elektrike të importuara, shumë prej tyre nga Kina, janë bllokuar në portet e Europës ndërsa prodhuesit dhe shpërndarësit......

Gjermania dhe Franca tregojnë shenja rigjallërimi në tremujorin e parë!
Vlerësimi i dytë për raportin tremujor në tremujor të produktit të brendshëm bruto (PBB) të Eurozonës u publikua të mërkurën në mëngjes, në 0.3% në tremujorin......

Ringjallet industria amerikane e pasurimit të uraniumit - Pas ndalimit të importeve ruse, që përbëjnë mbi 20% të totalit
Ndalimi i importeve të uraniumit të pasuruar nga Rusia do të ndihmojë në nxitjen e investimeve në tregun e brendshëm, sipas Urenco, kompania që operon objektin......

Ulen projeksionet e kërkesës për naftë - Për shkak të aktivitetit të dobët industrial dhe dimrit të butë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) shkurtoi parashikimin e saj për rritjen e kërkesës për naftë për vitin 2024, duke zgjeruar hendekun me grupin prodhues......

AI në sistemin financiar, nevojë për rregulla - Banka Qëndrore Evropiane paralajmëroi rreziqet
Viteve të fundit inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pothuajse çdo sektori, një prej tyre është edhe sistemi financiar. Pavarësisht se te kjo e fundit......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan vijon rënien edhe sot teksa është blerë me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë. Monedha europiane lihet sot me 100.1 lekë dhe shitet me......

Kantinat dhe importuesit e pijeve alkoolike, në “shënjestër” - Evidentohen si kompani me risk evazioni, kontroll i shtuar për produktet e akcizës
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pasur në fokus të shtuar kontrollet në kantinat e verës dhe importuesit e produkteve të akcizës. Sipas këtij......