BE nis hetimet për Facebook dhe Instagram - Akuzohen se krijojnë varësi te fëmijët

Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kompania Meta po dështon të mbrojë fëmijët në platformat e tij, Facebook dhe Instagram dhe ka nisur një hetim zyrtar që mund të rezultojë në një gjobë të madhe. Hetimi është prova më e fundit që rregullatorët po përqendrohen gjithnjë e më shumë te ndikimi i dëmshëm i platformave të Meta-s dhe mediave të tjera sociale te përdoruesit e rinj, duke përfshirë inkurajimin e sjelljes së varësisë.
Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, do të shqyrtojë nëse Meta ka përmbushur detyrimet e veta sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), ligji i ri gjithëpërfshirës i bllokut për platformat online.
Legjislacioni kërkon që platformat ‘online’ të vendosin masa për të mbrojtur fëmijët, duke përfshirë parandalimin e tyre nga aksesi në përmbajtje të papërshtatshme dhe sigurimin e një niveli të lartë privatësie dhe sigurie. Mospërputhja mund të rezultojë që kompanitë të gjobiten deri në 6% të të ardhurave të tyre globale ose të detyrohen të ndryshojnë softuerin e tyre.
Komisioni Evropian është i shqetësuar se Facebook dhe Instagram “mund të shfrytëzojnë dobësitë dhe papërvojën e të miturve dhe të shkaktojnë varësi”, tha në një deklaratë një përfqësues i Komisionit. “Komisioni është gjithashtu i shqetësuar për metodat e sigurimit dhe verifikimit të moshës të vendosura nga Meta”, shtoi ai, duke vënë në dukje se këto mund të mos jenë efektive.
Një zëdhënës i Meta-s u përgjigj: “Ne duam që të rinjtë të kenë përvoja të sigurta, të përshtatshme për moshën në internet dhe kemi kaluar një dekadë duke zhvilluar më shumë se 50 mjete dhe politika të krijuara për t'i mbrojtur ata. Kjo është një sfidë me të cilën përballet e gjithë industria dhe ne mezi presim të ndajmë detajet e punës sonë me Komisionin Evropian.”
Një raport që kompania i paraqiti Komisionit Evropian shtatorin e kaluar, duke detajuar se si platformat e saj mbrojnë të miturit, nuk ishte i mjaftueshëm për të qetësuar shqetësimet e rregullatorëve.
Meta ka qenë shpesh në vëmendjen e rregullatorëve të BE-së, duke përfshirë reklamat nga mashtruesit dhe ndërmjetësuesit e huaj përpara zgjedhjeve të BE-së, si dhe për dezinformimin dhe përmbajtjen e paligjshme në platformat e veta që lidhen me luftën në Gaza.
Kristi Ceta/SCAN
Sondazh

Kina një furnizues global 'kritik' - Sondazhi: Shkëputja e plotë mund të jetë e pamundur!
Kina mbetet një “furnizues kritik” për botën dhe përpjekjet për një shkëputje të plotë mbeten “të vështira, nëse jo të pamundura”, thuhet në një raport tregtar......

Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank!
Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për......

Si parashikohen çmimet e pronave në Europë?!
Ka shpresa për përmirësim për tregun e pronave komerciale të Europës, pasi një trend i gjatë i rënies tregoi një ngadalësim për tre muajt e parë të vitit 2024.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë nga një ditë më parë sipas kursit të......

Kur bëhet realitet njohja e pensioneve me Italinë? - Votohet në seancë/ Gonxhja: Emigrantët përfitojnë edhe asistencë sociale
Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë......

Pensionistët, raporti me vendet e Europës - Kemi peshën më të ulët, por në 20 vite regjistruam rritjen më të madhe
Treguesit demografikë po ndryshojnë nga viti në vit dhe tendenca duket se është në favor të moshave të vjetra sipas të dhënave zyrtare. Të dhënat flasin për......

Rritja e sigurisë së digave të mëdha - Balluku: Ndërhyrje te digat që i shërbejnë sektorit bujqësor
Qeveria ka ndërmarrë një proces analizimi të digave të mëdha, me qëllim identifikimin e problematikave dhe përcaktimin e nevojave për rehabilimin e......

Ndihma ekonomike, 25% të konsumit familjar - Më pak familje përfituan nga programi vitin e kaluar
Në vitin 2023, rreth 55,410 familje përfituan nga skema e ndihmës ekonomike, numër ky që ka ardhur në rënie nga viti në vit. Si rezultat i shifrave rekord të......