Kushner zyrtarizon investimin në Beograd - Merr me qira për 99 vite ndërtesat e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave

Autoritetet serbe dhe firma e investimeve e ish-zyrtarit të lartë amerikan, Jared Kushner, Affinity Global Development, nënshkruan një marrëveshje qiraje 99-vjeçare me qëllim "rigjallërimin e kompleksit" të ish-shtabit të Ushtrisë Popullore Jugosllave.
Ministria serbe e Ndërtimit tha në një deklaratë se kompania amerikane e lidhur me Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, u zgjodh për projektin, më të mirë. Por, Ministria nuk ka specifikuar vlerën e investimit dhe as afatin e përfundimit të tij.
Dy ndërtesat u dëmtuan në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi. Në deklaratë thuhet se investitori ka rënë dakord të kthejë tokën pa kompensim nëse nuk arrin të përfundojë investimin në kohë dhe të ndërtojë një qendër përkujtimore kushtuar të gjitha viktimave të bombardimeve të NATO-s.
Në mars, Kushner njoftoi se një investim më i gjerë prej rreth 1 miliard dollar nga ‘Affinity Partners’ në Ballkan do të përfshinte projekte në Shqipëri dhe në Beograd.
Sa i përket Shqipërisë, kompania me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, ku më parë ngrihej një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit.
Kjo kompani mbështetet nga investitorë nga shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Kristi Ceta/SCAN
Sondazh

Si parashikohen çmimet e arit, argjendit dhe platinit gjatë vitit 2024?!
Çmimet e arit, argjendit dhe platinit kanë qenë në rritje deri më tani këtë vit, dhe strategët thonë se metalet e çmuara mund të vazhdojnë të arrijnë nivele të......

Frika e Gjermanisë nga “de-industrializimi” - Sipas analistëve është e tepruar, pasi shifrat tregojnë të kundërtën
Kostot e larta të energjisë, kërkesa e dobët globale, një zhvendosje shkatërruese drejt ekonomive neto zero dhe konkurrenca në rritje nga Kina po ngrenë pyetje......

BE nis hetimet për Facebook dhe Instagram - Akuzohen se krijojnë varësi te fëmijët
Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kompania Meta po dështon të mbrojë fëmijët në platformat e tij, Facebook dhe Instagram dhe ka nisur një hetim zyrtar që......

Kina një furnizues global 'kritik' - Sondazhi: Shkëputja e plotë mund të jetë e pamundur!
Kina mbetet një “furnizues kritik” për botën dhe përpjekjet për një shkëputje të plotë mbeten “të vështira, nëse jo të pamundura”, thuhet në një raport tregtar......

Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank!
Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për......

Si parashikohen çmimet e pronave në Europë?!
Ka shpresa për përmirësim për tregun e pronave komerciale të Europës, pasi një trend i gjatë i rënies tregoi një ngadalësim për tre muajt e parë të vitit 2024.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë nga një ditë më parë sipas kursit të......

Kur bëhet realitet njohja e pensioneve me Italinë? - Votohet në seancë/ Gonxhja: Emigrantët përfitojnë edhe asistencë sociale
Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë......