Korridori blu, gati projekti nga Balldreni në Murriqan - Gjatësia rreth 40 km, shpjetësia e lejuar do jetë 120 km/orë

Segmenti rrugor Balldren – Murriqan, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian apo siç njihet ndryshe korridori blu do të ketë një gjatësi prej rreth 40 km dhe do të lejojë një shpejtësi lëvizjeje prej 120 km/orë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisë konsultimet për gjurmën e projektit dhe ndikimin social – mjedisore në 3 bashkitë që prek projekti e më konkretisht: Shkodër, Lezhë dhe Vau i Dejës.
Për hartimin e projektit janë mbajtur në konsideratë 2 alternativa, ku njëra prej tyre është gjurmë tërësisht e re, me gjatësi 27.5 km, ku supozohej të ndërtohej një pikë e re kufitare me Malin e Zi dhe një urë e re mbi lumin Buna.
Por, sipas studimit kjo alternativë ka kosto të lartë, duke bërë të pëlqyeshme alternativën e dytë, me gjatësi prej 40 km. Ajo parashikon ndërtimin e një segmenti të ri prej rreth 13 km, si dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese prej rreth 25.8 km.
Ndërtimi I segmentit të ri propozohet për të shmangur interferencën me rrjetin ekzistues të Rrugës Kombëtare, e cila i shërben trafikut të zonës (trafiku lokal dhe i përgjithshëm).
Në autostradën e re parashikohen katër kalime në disnivel, përkatësisht në Murriqan, Velijpojë, në Vaun e Dejës dhe një në veri të Lezhës.
Korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është identifikuar si pjese e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë korridorin kryesor te rrjetit te BE-se ne Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit e Mesdheut është rreth 1,550 km. Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëri (afërsisht 20% e gjatësisë totale ose rreth 300 km).
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Zbulohet evazioni fiskal 1,7 miliardë euro në Itali - Sekuestrohen kredi tatimore të paligjshme, 311 persona në hetim
Policia Financiare italiane ka zbuluar një mashtrim që ka të bëjë me marrjen e miliarda eurove kredi tatimore të paligjshme nga stimujt e qeverisë, të cilët......

Rritet numri i super të pasurve në botë - Kryeson Bernard Arnault me 222 miliardë dollarë
“Klubi” i super të pasurve në botë tani ka 15 anëtarë me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, duke vazhduar të thyejnë rekorde, pasi tejkalojnë valët e......

Kushner zyrtarizon investimin në Beograd - Merr me qira për 99 vite ndërtesat e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave
Autoritetet serbe dhe firma e investimeve e ish-zyrtarit të lartë amerikan, Jared Kushner, Affinity Global Development, nënshkruan një marrëveshje qiraje......

Si parashikohen çmimet e arit, argjendit dhe platinit gjatë vitit 2024?!
Çmimet e arit, argjendit dhe platinit kanë qenë në rritje deri më tani këtë vit, dhe strategët thonë se metalet e çmuara mund të vazhdojnë të arrijnë nivele të......

Frika e Gjermanisë nga “de-industrializimi” - Sipas analistëve është e tepruar, pasi shifrat tregojnë të kundërtën
Kostot e larta të energjisë, kërkesa e dobët globale, një zhvendosje shkatërruese drejt ekonomive neto zero dhe konkurrenca në rritje nga Kina po ngrenë pyetje......

BE nis hetimet për Facebook dhe Instagram - Akuzohen se krijojnë varësi te fëmijët
Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kompania Meta po dështon të mbrojë fëmijët në platformat e tij, Facebook dhe Instagram dhe ka nisur një hetim zyrtar që......

Kina një furnizues global 'kritik' - Sondazhi: Shkëputja e plotë mund të jetë e pamundur!
Kina mbetet një “furnizues kritik” për botën dhe përpjekjet për një shkëputje të plotë mbeten “të vështira, nëse jo të pamundura”, thuhet në një raport tregtar......

Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank!
Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për......