Shqipëria Postuar më 17 Maj 2024, 13:43

Nis projekti për pagesat e shpejta - Balluku e Ibrahimaj, nga Dibra: Synohet reduktimi i parasë cash

Nga SCAN TV
Nis projekti për pagesat e shpejta - Balluku e Ibrahimaj, nga Dibra:

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan nga Dibra projektin pilot të pagesave të shpejta, që synon nxitjen e përdorimit të parasë elektronike dhe reduktimin e parasë cash.

Ndërkaq, Balluku kërkoi bashkëpunimin nga ana e qytetarëve, për funksionimin e këtij projekti.

Të financuar nga qeveria për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarë të përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të përfitojnë nga 10 mijë lekë në muaj, për të kryer pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit apo pajisjeve të tjera elektronike, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat