Me paga më të larta, por më pak interes - Administrata publike, numër të ulët aplikimesh gjatë vitit 2023

Gjatë vitit të shkuar nisi reforma e pagave e cila parashikonte një rritje të lartë të rrogave për punonjësit e administratës publike, mjekët, infermierët, mësuesit dhe policinë. Kjo reformë do t'i shtrijë efektet e saj edhe përgjatë këtij viti, teksa priten ndryshime thelbësore në vlerën e pagave për këto kategori në vijim.
Në vitin 2023 u realizua reforma e elementëve përbërës të pagës bruto mujore për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë me të njëjtën strukturë page, duke shënuar njëkohësisht një rritje në masën 15% - 46%.
Nëse vlerësojmë sa interes kanë punëkërkuesit që të bëhen pjesë e administratës publike, vërehet se pavarësisht prirjes rritëse të pagave vitet e fundit, numri i aplikimeve për t'u bërë pjesë e shërbimit civil nuk ka qenë i lartë krahasuar me vitet e mëparshme. Referuar raportit më të fundit të Departamentit të Administratës Publike, gjatë vitit 2023 ka pasur mesatarisht rreth 13.5 aplikime për pozicion në administratë, bazuar në 14,584 aplikime në total, për 1082 pozicione të shpallura. Në krahasim me vitin 2022 ku kishte 17.9 aplikime për pozicion, kjo shifër është ulur vitin e shkuar.
Që prej 2001-it, interes më të madh për t'u punësuar në administratën publike ka pasur gjatë vitit 2020 me përafërisht 24 aplikime për pozicion. Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurimi të drejta dhe të bazuara në meritë. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste.
Nëpërmjet miratimit të ligjit për kompetencat në caktimin e pagave, përveç pagës dhe shpërblimit për rezultate në punë, të punësuarve të administratës publike u njihet e drejta edhe për trajtime të tjera financiare dhe përfitime. Kjo i jep zgjidhje nevojës për të siguruar pagesa konkurruese me tregun privat për disa kategori në fusha apo nënfusha prioritare të zhvillimit të vendit.
Prej 1 korrikut të këtij viti pritet që paga mesatare në administratën buxhetore qendrore të shkojë nga 716 mijë lekë në rreth 900 euro/muaj. Objektivi kryesor gjatë vitit 2024 do të jetë reformimi tërësor i administratës publike, si në aspektin e përmirësimit të kuadrit ligjor, ashtu dhe në aspektin e përmirësimit të shpërblimit të punonjësve dhe transformimit të administratës për ta bërë sa më tërheqëse për të rinjtë.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

“Të ndalohen punimet në fundjavë dhe në pikun e sezonit” - Kumbaro, bizneseve: Dimensioni estetik, i rëndësishëm. Respektoni hapësirat publike
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë e......

“Birrë nga Serbia dhe Spanja me etiketa vendase!” - Pinguli: Akciza po “shuan” industrinë. Kompanitë po blejnë birrë nga jashtë
Qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë do të pinë birrë importi me etiketë të kompanive vendase. Kjo është situata në të cilën po......

Korridori blu, gati projekti nga Balldreni në Murriqan - Gjatësia rreth 40 km, shpjetësia e lejuar do jetë 120 km/orë
Segmenti rrugor Balldren – Murriqan, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian apo siç njihet ndryshe korridori blu do të ketë një gjatësi prej rreth 40 km dhe do......

Zbulohet evazioni fiskal 1,7 miliardë euro në Itali - Sekuestrohen kredi tatimore të paligjshme, 311 persona në hetim
Policia Financiare italiane ka zbuluar një mashtrim që ka të bëjë me marrjen e miliarda eurove kredi tatimore të paligjshme nga stimujt e qeverisë, të cilët......

Rritet numri i super të pasurve në botë - Kryeson Bernard Arnault me 222 miliardë dollarë
“Klubi” i super të pasurve në botë tani ka 15 anëtarë me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, duke vazhduar të thyejnë rekorde, pasi tejkalojnë valët e......

Kushner zyrtarizon investimin në Beograd - Merr me qira për 99 vite ndërtesat e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave
Autoritetet serbe dhe firma e investimeve e ish-zyrtarit të lartë amerikan, Jared Kushner, Affinity Global Development, nënshkruan një marrëveshje qiraje......

Si parashikohen çmimet e arit, argjendit dhe platinit gjatë vitit 2024?!
Çmimet e arit, argjendit dhe platinit kanë qenë në rritje deri më tani këtë vit, dhe strategët thonë se metalet e çmuara mund të vazhdojnë të arrijnë nivele të......

Frika e Gjermanisë nga “de-industrializimi” - Sipas analistëve është e tepruar, pasi shifrat tregojnë të kundërtën
Kostot e larta të energjisë, kërkesa e dobët globale, një zhvendosje shkatërruese drejt ekonomive neto zero dhe konkurrenca në rritje nga Kina po ngrenë pyetje......