Shqipëria Postuar më 17 Maj 2024, 13:50

Si po perceptohet klima e biznesit? - Raporti/ 3 në 5 kompani konfirmojnë rritje të barrës rregullatore

Nga SCAN TV
Si po perceptohet klima e biznesit? - Raporti/ 3 në 5 kompani

Referuar të dhënave të raportit të Këshillit të Investimeve, sipas perceptimit të biznesit, barra rregullatore është rritur gjatë tre viteve të fundit me gati 3 në 5 kompani që konfirmojnë këtë prirje. Ndër sektorët që perceptojnë një rritje të konisderueshme të barrës rregullatore tre viteve të fundit, janë sektorët e TIK-ut, ndërtimit si dhe të shërbimeve.

Ndërkohë, sektorët e Energjisë, Industrisë si dhe të Bujqësisë kanë një perceptim më të vogël të barrës rregullatore. Për të folur me shifra, raporti ka dalë në konkluzionet që 57% e shoqërive me xhiro deri në 14 milionë lekë, perceptojnë rritje të barrës së përgjithshme rregullatore, ndërsa 48% e shoqërive me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë raportojnë të njëjtën gjë.

Por vetëm 64% e kompanive janë të pasigurt për ekzistencën e nismave që synojnë uljen e kostos së përputhshmërisë me kuadrin rregullator. Ndërkohë sektorët e turizmit, shërbimeve dhe bujqësisë shfaqin ndërgjegjësim më të madh për iniciativa të tilla rregullatore.

Ndërsa që deklarojnë ndërgjegjësim për masat që synojnë uljen e kostove të përputhshmërisë me kuadrin rregullator, gati 3 në 5 raportojnë se këto stimuj kanë rezultuar në kursim kohe dhe parash në operacionin e tyre.

Por cila është fusha që vlerësohet me ngarkesëm në të madhe administrative për kompanitë? Sipas raportit legjislacioni tatimor konisderohet si e tillë gjithashtu e ndjekur nga inspektimet dhe shpeshtësia e inspektimeve. Por për sektorin e ndërtimit, inspektimet, legjislacioni tatimor si dhe prokurimet publike perceptohen si barra më e madhe administrative.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat