Zgjerim sistemit hekurudhor - Dokumenti/ Në 2024 përfundon linja Tiranë-Durrës-Rinas

Programi i Reformave Ekonomike 2024 -2026 për sektorin e transportit i jep prioritet zgjerimit të sistemit hekurudhor, krahas modernizimit të transportit urban dhe nxitjes së elektrifikimit të transportit rrugor.
Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, numri i makinave në Shqipëri po rritet nga viti në vit, duke çuar në nivele më të larta të ndotjes së ajrit, ndërkohë që zbatimi i masave në sektorët e sipërpërmendur konsiderohen zgjidhje për ta bërë transportin, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, më të qëndrueshëm, më të gjelbër, më të zgjuar dhe të përballueshëm.
Në këtë kuadër, për transportin hekurudhor janë parashikuar disa aktivitete për periudhën 3-vjeçare, teksa për vitin 2024 parashikohet finalizimi i punimeve rehabilituese në seksionin kryesor të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës, si dhe linja e re hekurudhore me aeroportin e Rinasit.
Kosto totale për këtë linjë hekurudhore është 90.45 mln euro, teksa pas prishjes së stacionit në Tiranë, zgjatimi i linjës hekurudhore (4 km) deri në Bulevardin e Ri të Tiranës me një terminal të ri hekurudhor është pranë finalizimit për Projektin e Zbatimit për të cilën është duke u siguruar financimi nga BERZH.
Po ashtu, gjatë vitit 2024 parashikohet të kryhet prokurimi i përgjithshëm për projektin hekurudhor Vorë - Hani i Hotit, për të përditësuar planin e Vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social VNMS sipas modifikimeve të bëra, me institucionet ndërkombëtare financiare.
Kjo linjë hekurudhore ka një gjatë prej 120 km, ndërsa kosto totale e projektit vlerësohet ë 373.15 mln euro.
Ndërkaq, Programi Ekonomik i Reformave paraqet edhe treguesit që do të arrihen pas modenizimit të sistemit hekurudhor, duke vlerësuar se sasia e reduktuar e dikosidit të karbonit të emetuar, si pasojë e largimit të makinave apo kamionave nga rruga arrina në 486 ton/vit.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=INma14ZQef8
Sondazh

Gripi dhe Covid-19, mbi 15 mijë raste në javë - Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Ulqinaku: Fëmijët, më të prekur
Nëse deri vonë është folur për dominim të Covid-19, duket se përgjatë javëve të fundit kryefjalë është gripi. Zv.drejtori i përgjithshëm i Institutit të......

Bashkitë e “qeta” kërkojnë projekte turistike - Eksperti: Turizmi industrial po preferohet nga të huajt
Turizmi në Shqipëri po kërkon të shtrihet edhe në ato qytete që janë pa fluksë vizitorësh. Kështu bashkitë kanë nisur të hapin ofertat për tokë me qira edhe......

Hotelet mirëpresin 60.7% më shumë të huaj - Netë qëndrimet në Nëntor, rekord rritje me 80%
Muaji Nëntor i vitit 2023 ka rezultuar dukshëm më pozitiv sesa ai i një viti më parë përsa i përket turistëve të huaj dhe akomodimit të tyre në vendin tonë. Të......

Dollari e mbyll javën në rritje modeste ndaj lekut - Në tregjet ndërkombëtare realizon fitime javore prej rreth 1%
Tregu i brendshëm valutor e ka mbyllur edhe këtë javë me ndryshime të vogla, ndërsa vihet re një forcim i lehtë i dollarit amerikan, në raport me lekun.......

Njohje pensioni për mbi 3 mijë shqiptarë në Kroaci - Me cilat shtete ka marrëveshje Shqipëria për bashkimin e periudhave kontributive?
Mbi 3000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, do të përfitojnë njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni, por jo vetëm.......

Çfarë eksportuam më shumë në vitin 2023? - Industria fasone më e goditura. Me rënie paraqiten edhe lëndët djegëse
Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Bitcoin rikuperon një pjesë të humbjeve - Ngjitet në mbi 41,000 USD, por tendenca në rënie mund të rikthehet
Tregu i kriptomonedhave ka rifituar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, me bitcoin që u ngjit në mbi 41,000 dollarë, por megjithatë analistët mendojnë......

Nafta Brent e mbyll javën pranë 79 USD - Mbështetet nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe i ftohti në SHBA
Nafta po tregtohet në rritje gjatë sesionit të sotëm duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, si rrjedhojë e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe......