Bitcoin rikuperon një pjesë të humbjeve - Ngjitet në mbi 41,000 USD, por tendenca në rënie mund të rikthehet

Tregu i kriptomonedhave ka rifituar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, me bitcoin që u ngjit në mbi 41,000 dollarë, por megjithatë analistët mendojnë se korrektimi do të vijojë javën e ardhshme. Vetëm të enjten, bitcoin humbi 3.6% të vlerës, duke rënë në 40,500 dollarë, niveli më i ulët që nga 13 dhjetori.
Edhe Ethereum, që është rritur ndjeshëm gjatë sesioneve të fundit, ra me rreth 3% të enjten, ndërsa sot po tregtohet në rreth 2,480 dollarë. Lëvizja në rënie e bitcoin bëri që edhe aksionet e lidhura me tregun e kriptomonedhave të bien ndjeshëm. Coinbase dhe MicroStrategy e mbyllën sesionin e kaluar në rënie me 7% dhe 2% respektivisht. Analistët shprehen se tregu është ende në gjendjen e korrektimit, pas lançimit të ETF-ve, që do të thotë se rënia mund të rikthehet javën e ardhshme, pasi tregtarët afatshkurtër dhe zotëruesit e mëdhenj të bitcoin janë ende duke bërë shitje të konsiderueshme.
Bitcoin ka rënë rreth 12% që kur Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve i dha dritën jeshile fondeve të tregtuara në shkëmbim në bitcoin (ETF), për të filluar tregtimin në SHBA më 10 janar. Analistët kanë paralajmëruar se megjithëse tendenca afatgjatë në rritje mbetet e paprekur, duket se ka ende hapësira në rënie. Madje ky mund të jetë vetëm fillimi i një tremujori të parë zhgënjyes. Kriptomonedha më e madhe në botë ka humbur deri më tani për vitin 2024 rreth 3% të vlerës, ndërsa 2023-shin e mbylli në rritje me 157%.
SCAN
Sondazh

Nafta Brent e mbyll javën pranë 79 USD - Mbështetet nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe i ftohti në SHBA
Nafta po tregtohet në rritje gjatë sesionit të sotëm duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, si rrjedhojë e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe......

Mosmarrëveshjet e bizneseve, jashtë gjykatave - Manja: Epokë e re. Do u kursehet shqiptarëve kohë dhe shpenzime
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar ligjin “Për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë”. Ai e quajti këtë ligj të miratuar vitin e shkuar, epokë......

Rregulla të reja për zhdoganimet e mallrave në kufi - Digjitalizim total i procedurave për bizneset, ulet koha e pritjes
Në tre vitet e ardhshme qeveria shqiptare synon që të eliminojë ndjeshëm barrierat jo tarifore me të cilat përballen bizneset eksportuese si dhe të ulë kohën e......

Dekarbonizimi dhe siguria energjitike - Balluku në Athinë: 'Do të përfitojmë edhe nga projektet që po zhvillohen në vendet fqinje'
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qënë pjesmarrëse në zhvillimin e Ministerialit të Europës......

Mete takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë – Në diskutim zgjerimi i bashkëpunimit dhe investimet italiane në Shqipëri
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, z. Attilio Fontana, së bashku me delegacionin që e......

Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”
Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të......

Në Afrikë, 6 nga 10 vendet me rritjen më të lartë ekonomike në botë - FMN parashikon se në të gjithë kontinentin do të arrijë në nivelin 4%
Pavarësisht nga problemet ekonomike që godasin Afrikën, duke e ngërthyer atë në varfëri dhe pabarazi, ka pika që tregojnë për një të ardhme më të ndritshme për......

DIHA takim në Tiranë – Ambasadori gjerman Bergner vlerëson zhvillimin pozitiv ekonomik të Shqipërisë
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi pritjen e saj të përvitshme në Ambasadën Gjermane, me pjesëmarrës të shumtë mes të......