Rregulla të reja për zhdoganimet e mallrave në kufi - Digjitalizim total i procedurave për bizneset, ulet koha e pritjes

Në tre vitet e ardhshme qeveria shqiptare synon që të eliminojë ndjeshëm barrierat jo tarifore me të cilat përballen bizneset eksportuese si dhe të ulë kohën e qëndrimit në kufi me të paktën 30 minuta. Referuar programit të reformave ekonomike 2024-2026, në lidhje me barrierat jo tarifore, në 2024-ën me mbështetjen teknike të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD(, Shqipëria do të krijojë një platformë online për legjislacionin vendas që lidhet me barrierat jotarifore.
Po ashtu, thjeshtimi i procedurave doganore do të jetë një tjetër reformë e rëndësishme në përputhje me angazhimet e marra në Marrëveshjen e Lehtësimit të Tregtisë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), e fokusuar në para-mbërritje dhe një dritare të vetme.
Sipas dokumentit, në fushën e tregtisë ndërkufitare janë në zbatim tre projekte madhore: Projektimi dhe instalimi i një dritareje të vetme kombëtare One stop shop; Sistemi i ri i Kompjuterizuar i Tranzitit – NCTS dhe Përmirësimi i Pikës së Kalimit Kufitar – Qafë Thanë-Kjasafan. Deri në fund të vitit 2025, kur pritet të finalizohen këto projekte, parashikohet që procedurat tregtare të jenë plotësisht të digjitalizuara, më të thjeshtuara si dhe koordinim dhe bashkëpunim më të mirë me rajonin dhe BE-në.
Ndërhyrje do të ketë sa i takon edhe rregullave të reja të origjinës. Që rregullat e origjinës të Konventës së Rishikuar të Pan-Euro-Mesdhetare (PEM) të jenë të zbatueshme, Palët Kontraktuese duhet të kenë në fuqi marrëveshje të tregtisë së lirë ndërmjet tyre dhe ato duhet të përmbajnë rregulla identike të origjinës. Për rrjedhojë, miratimi i Konventës së Rishikuar do të pasohet nga ndryshimet në shtojcat e "Përkufizimit të konceptit të "produkteve origjinuese" dhe "metodave të bashkëpunimit administrativ" të marrëveshjeve të tregtisë së lirë që Shqipëria ka me Bashkimin Evropian - MSA. Marrëveshja CEFTA - 2006, marrëveshja me shtetet EFTA dhe Marrëveshja me Turqinë. Amendamentet e Konventës do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, duke i lënë kohë Palëve Kontraktuese për të përfunduar procedurat e brendshme për miratim dhe hyrje në fuqi.
Hapja e mëtejshme e politikës tregtare shqiptare drejt rritjes së mundësive të bizneseve për të rritur peshën e tregut në tregjet tradicionale dhe potenciale, pritet të ndikojë pozitivisht në ekonomi në rritjen e PBB-së dhe krijimin e vendeve të punës.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Dekarbonizimi dhe siguria energjitike - Balluku në Athinë: 'Do të përfitojmë edhe nga projektet që po zhvillohen në vendet fqinje'
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qënë pjesmarrëse në zhvillimin e Ministerialit të Europës......

Mete takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë – Në diskutim zgjerimi i bashkëpunimit dhe investimet italiane në Shqipëri
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, z. Attilio Fontana, së bashku me delegacionin që e......

Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”
Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të......

Në Afrikë, 6 nga 10 vendet me rritjen më të lartë ekonomike në botë - FMN parashikon se në të gjithë kontinentin do të arrijë në nivelin 4%
Pavarësisht nga problemet ekonomike që godasin Afrikën, duke e ngërthyer atë në varfëri dhe pabarazi, ka pika që tregojnë për një të ardhme më të ndritshme për......

DIHA takim në Tiranë – Ambasadori gjerman Bergner vlerëson zhvillimin pozitiv ekonomik të Shqipërisë
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi pritjen e saj të përvitshme në Ambasadën Gjermane, me pjesëmarrës të shumtë mes të......

Gazheli takim me drejtues të AmCham – Në diskutim inkurajimi i biznesit për të aplikuar për statusin Operator Ekonomik i Autorizuar
Presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve dhe drejtori ekzekutiv, Neritan Mullaj kanë mbajtur një takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti......

Turqia nis astronautin e saj të parë në hapësirë - Udhëtimi, pjesë e një misioni komercial i “Axiom Space”
Astronauti i parë i Turqisë dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit që përfaqësojnë Europën u nisën nga Florida në një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar të......

Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët - BE arrin marrëveshje për një reduktim 90% brenda vitit 2040
Ligjvënësit në Parlamentin dhe Këshillin Europian arritën një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e reja të propozuara për të forcuar standardet e......