DIHA takim në Tiranë – Ambasadori gjerman Bergner vlerëson zhvillimin pozitiv ekonomik të Shqipërisë

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi pritjen e saj të përvitshme në Ambasadën Gjermane, me pjesëmarrës të shumtë mes të cilëve përfaqësues nga kompani anëtare, organizata ndërkombëtare, përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Tiranë, si dhe aktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare. Aktiviteti nisi me fjalën hyrëse të ambasadorit gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, i cili shprehu falenderimin për DIHA-n dhe të gjithë të pranishmit për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Ambasadori Bergner theksoi marrëdhëniet e forta midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke premtuar partneritetin e palëkundur të Gjermanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Ai u angazhua për mbështetjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve dhe nënvizoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme si një element thelbësor për zhvillimin ekonomik.
Ambasadori Bergner shprehu vlerësimin e tij për zhvillimin pozitiv ekonomik të Shqipërisë vitin e shkuar, pavarësisht kushteve të vështira.
Ai theksoi rëndësinë e progresit të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE , të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm.
“Gjermania gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë reformat e mëtejshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në promovimin e rritjes së qëndrueshme, ndër të tjera nëpërmjet masave të Bashkëpunimit Ekonomik gjerman”, tha Bergner.
SCAN
Sondazh

Gazheli takim me drejtues të AmCham – Në diskutim inkurajimi i biznesit për të aplikuar për statusin Operator Ekonomik i Autorizuar
Presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve dhe drejtori ekzekutiv, Neritan Mullaj kanë mbajtur një takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti......

Turqia nis astronautin e saj të parë në hapësirë - Udhëtimi, pjesë e një misioni komercial i “Axiom Space”
Astronauti i parë i Turqisë dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit që përfaqësojnë Europën u nisën nga Florida në një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar të......

Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët - BE arrin marrëveshje për një reduktim 90% brenda vitit 2040
Ligjvënësit në Parlamentin dhe Këshillin Europian arritën një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e reja të propozuara për të forcuar standardet e......

“Kostot e huamarrjes do të vijojnë të jenë të larta” - BQE: Normat e interesit nuk pritet të ndryshojnë, pavarësisht presionit të tregjeve
Takimi i fundit i politikëbërësve të Bankës Qendrore Europiane la të kuptohej qartë se e inflacioni po kthehej në objektivin e vendosur, por pa shumë rreziqe......

Nis subvencioni i energjisë në Kosovë - Uljet në fatura do të aplikohen që nga muaji janar
Ministri i Financave në Kosovë njoftoi se 40.620 familje janë kualifikuar në grupin e parë, për të përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike, që do të......

Turqia, në kërkim të investitorëve të huaj - Bisedime me arabët për autobusë të rinj dhe shërbime shëndetësore
Turqia ka nisur prej rreth gjashtë muajsh një ofensivë miqësore ndaj investitorëve në një përpjekje për të rikthyer kapitalin e huaj që u largua në vitet e......

50% më shumë aksidente në fundvit - Në rrugë, dita e shtunë si "Black Saturday". Shkaktarë, shoferët e papërgjegjshëm
Numri i aksidenteve në muajin Dhjetor të vitit 2023 paraqitet me një rritje 49.5% në raport me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave......

10 milion euro për ndryshimet klimatike - Financat miratojnë marrëveshjen, projekte për institucionet publike dhe organizatat
Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për......