Kosova Postuar më 19 Janar 2024, 10:40

Nis subvencioni i energjisë në Kosovë - Uljet në fatura do të aplikohen që nga muaji janar

Nga SCAN TV
Nis subvencioni i energjisë në Kosovë - Uljet në fatura do

Ministri i Financave në Kosovë njoftoi se 40.620 familje janë kualifikuar në grupin e parë, për të përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike, që do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

Subvencionimi bëhet në kuadër të Programit pilot për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian.

Komisioni zbatues ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e familjeve që kanë aplikuar online. Gjithashtu, janë shqyrtuar sipas të njëjta kritereve edhe familjet që në të kaluarën kanë përfituar nga skema e vjetër mbështetëse, meqenëse të dhënat e tyre kanë qenë në databazë.

Vlen të theksohet se gjatë shqyrtimit Komisioni ka hasur në numër të konsiderueshëm të aplikacioneve që kanë pasur gabime e për pasojë kanë bërë të pamundur shqyrtimin. Në lidhje me këtë, aplikuesit kanë marrë një email me udhëzimin se si të riaplikojnë me të dhëna të sakta.

Gjithashtu, kanë qenë edhe rreth 10 mijë aplikacione që nuk kanë përmbushur kriterin e të ardhurave për t’u konsideruar si familje e cënueshne – kanë pasur të ardhura që kanë tejkaluar nivelin mesatar prej 150 euro në muaj për.

Do të ketë edhe një grup të dytë të aplikimeve që do të shqyrtohen, dhe aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datën 31 janar 2024, në platformën eKosova.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat