Konsumi i karburanteve në 2023 prek “majat” - U zhdoganuan më shumë edhe cigare, birrë, kafe

2023-shi do të regjistrohet si një nga vitet ku zhdoganimi i mallrave të akcizës si karburantet, cigaret, birra dhe kafeja, kanë shënuar vlera të larta të paktën në 5 vitet e fundit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, konsumi i karburanteve shënoi rekordin prej 614,537 ton, më e larta e këtyre viteve, duke sjellë në buxhetin e shtetit të ardhura pak më të larta se 48 miliardë lekë.
Por, kjo shifër mund të kishte qenë edhe më e lartë nëse gjatë vitit që sapo u mbyll nuk do të mbizotëronte hegjemonia e lekut, ndaj valutave kryesore. Ndër 20 mallrat kryesore, karburantet kanë peshën më të madhe në buxhet, duke zënë 22,1% të të ardhurave. Rekordi i zhdoganimit për karburantet është regjistruar në pikun e sezonit turistik, gjatë muajit gusht me 65,569 ton.
Një rekord tjetër në 5 vitet e fundit ka regjistruar edhe importi i birrës, që gjithsesi me 3,276 miliardë në buxhet, zë një peshë modeste përsa I përket të ardhurave me vetëm 1,51% të totalit. Zhdoganimet për këtë produkt janë në nivelet më të larta të viteve të fundit dhe gushti ka shënuar rekordin e importit. Dyfishimi i akcizës së birrës në 710 lekë për hektolitër nga 1 janari 2023 ka favorizuar më shumë importin dhe ka filluar të japë efekte negative për fabrikat e birrës në vend, të cilat u detyruan të rrisnin çmimin e produktit final.
Në të njëjtën periudhë krahasimore, cigaret kanë shënuar një rritje të lartë të importeve, duke arritur në 3,186 ton në fund të vitit të kaluar, duke sjellë në buxhetin e shtetit të ardhura prej 28,878 miliardë lekë. Pas karburanteve, cigarette zënë vendin e dytë sa I përket të ardhurave me 13,31% të totalit. Muaji shtator ka shënuar rekordin e zhdoganimeve për cigaret me 435 ton. Ashtu siç ka nodhur gjithnjë përpara rritjes së akcizës, edhe vitin e kaluar kompanitë importuese nxituan gjatë shtatorit për të zhdoganuar cigaret me taksë më të ulët akcizë. Dhe ndonëse rritja e akcizës do të hynte në fuqi nga 1 janari 2024, ajo u krye në mesin e muajit nëntor, duke u reflektuar në çmimin final të shitjes me rreth 20-30 lekë.
Përsa i përket kafesë, importi i këtij malli u regjistrua në 8,612 ton gjatë vitit të kaluar, ku referuar të dhënave zyrtare, në 5 vitet e fundit zhdoganimet më të larta ishin në vitin 2021 me 8,941 ton. Për këtë produkt, muaji gusht ka shënuar rekordin e zhdoganimeve me pak më shumë se 1 mijë ton.
Si rrjedhojë e sasive të larta të zhdoganimit të katër mallrave të mësipërm, të ardhurat e akcizës në buxhet për vitin e kaluar ishin më të mirat e 5 viteve të fundit duke arritur në 58,627 miliardë lekë.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Stabilitet në tregun e brendshëm valutor - Dollari i jep fund 3 ditëve me radhë në rritje, euro forcohet lehtë
Edhe gjatë ditës së sotme, tregu i brendshëm valutor ka vijuar qëndrueshmërinë, ndërsa luhatjet janë me disa qindarka. Pas tre ditësh me radhë në rritje, sot......

OPEC mbështet naftën, rritet pranë 78 USD - Organizata pret rritje të ndjeshme të kërkesës në dy vitet në vijim
Nafta është kthyer në rritje gjatë sesionit të sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, ndërsa OPEC parashikon një kërkesë të fortë globale, gjatë......

Shqipëria “noton” mbi valutë - Rezerva valutore mbulon 7.1 muaj importe. Stoku i rezervës ndërkombëtare 5.7 mld euro
Si pasojë e përshpejtimit të rritjes së PBB-së, mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit të lekut, si dhe rritjes së fortë të rezervës valutore, Qeveria po......

Luhatjet lek-euro, skenarët për borxhin e jashtëm - 50 Milion Euro rezervë në 2024 për rreziqet nga kursi dhe normat e interesit
Ndërsa po përfiton nga një situatë e favorshme sa i përket borxhit të jashtëm dhe planifikon të orientohet gjithnjë e më shumë nga huamarrja e brendshme,......

Rama takim me CSU në Bavari – Kryeministri Söder: Shqipëria i përket Bashkimit Europian
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kloster Banz në Bavari të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me......

Eksportet bujqësore, 55.7 miliard lekë në vitin 2023 – Denaj: Rritje me 7.7% në krahasim me një vit më parë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se, eksportet bujqësore arritën......

Investime në eficiencë energjie - Masë prioritare nga qeveria. Sfidë, ulja e konsumit final në ndërtesa, industri, transport
Investimet në eficiencën e energjisë janë një nga masat prioritare për periudhën 2024 -2026, sipas programit të reformave ekonomike, të miratuar nga qeveria.......

Kosova heq nga qarkullimi dinarin serb - BQK: Pagesat do të kryhen vetëm në euro
Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila bën të qartë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e......