OPEC mbështet naftën, rritet pranë 78 USD - Organizata pret rritje të ndjeshme të kërkesës në dy vitet në vijim

Nafta është kthyer në rritje gjatë sesionit të sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, ndërsa OPEC parashikon një kërkesë të fortë globale, gjatë dy viteve në vijim. Gjithashtu, edhe i ftohti që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara ka ofruar një mbështetje për çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. në raportin mujor, OPEC deklaroi se kërkesa globale do të rritet me 1.85 milionë fuçi në ditë në vitin 2025, në totalin e 106.21 milionë fuçive.
Ndër për këtë vit, OPEC parashikon një rritje të kërkesës me 2.25 milionë fuçi, një shifër e pandryshuar krahasuar me vlerësimin e dhjetorit. Ndërkohë, në Dakotën e Veriut temperaturat shumë të ulëta kanë bërë që prodhimi të dëmtohet me rreth 700 mijë fuçi në ditë. Investitorët po presin edhe të dhënat zyrtare mbi rezervat e naftës që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret që tregjet e naftës të jenë në një “pozicion të rehatshëm dhe të balancuar” këtë vit, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, mes rritjes së ofertës dhe një perspektive për ngadalësimit e rritjes së kërkesës, tha drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatih Birol, në Forumin e Tregjeve Globale të organizuar nga Reuters. Në fokus të tregjeve është edhe situata në Lindjen e Mesme, pasi grupi Houthi vijoi sulmet ndaj anijeve që kalojnë në Detin e Kuq, duke detyruar shumë kompani të zgjedhin rrugë të tjera më të gjata, me kosto më të larta. Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara ndërmorrën të tjera sulme ndaj pozicioneve të grupit Houthi në Jemen, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të anijeve.
SCAN
Sondazh

Shqipëria “noton” mbi valutë - Rezerva valutore mbulon 7.1 muaj importe. Stoku i rezervës ndërkombëtare 5.7 mld euro
Si pasojë e përshpejtimit të rritjes së PBB-së, mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit të lekut, si dhe rritjes së fortë të rezervës valutore, Qeveria po......

Luhatjet lek-euro, skenarët për borxhin e jashtëm - 50 Milion Euro rezervë në 2024 për rreziqet nga kursi dhe normat e interesit
Ndërsa po përfiton nga një situatë e favorshme sa i përket borxhit të jashtëm dhe planifikon të orientohet gjithnjë e më shumë nga huamarrja e brendshme,......

Rama takim me CSU në Bavari – Kryeministri Söder: Shqipëria i përket Bashkimit Europian
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kloster Banz në Bavari të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me......

Eksportet bujqësore, 55.7 miliard lekë në vitin 2023 – Denaj: Rritje me 7.7% në krahasim me një vit më parë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se, eksportet bujqësore arritën......

Investime në eficiencë energjie - Masë prioritare nga qeveria. Sfidë, ulja e konsumit final në ndërtesa, industri, transport
Investimet në eficiencën e energjisë janë një nga masat prioritare për periudhën 2024 -2026, sipas programit të reformave ekonomike, të miratuar nga qeveria.......

Kosova heq nga qarkullimi dinarin serb - BQK: Pagesat do të kryhen vetëm në euro
Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila bën të qartë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e......

Ana e errët e Bitcoin - Prodhimi i tyre ndot sa 16 milionë automjete me benzinë
Vitin e kaluar, miniera e Bitcoin thithi rreth 140 Terawatt orë energji elektrike në botë, llogarit Digiconomist: dyfishi në krahasim me vitin 2022 dhe pak a......

Ngadalësohet ekonomia e Kosovës - Banka Qendrore pret rritje me 3,4% të PBB për vitin 2023
Niveli i lartë i inflacionit, si dhe rritja e normave të interesit ishin dy faktorët kryesorë që ndikuan në ngadalësimin e ekonomisë së Kosovës në tremujorin e......