Ngadalësohet ekonomia e Kosovës - Banka Qendrore pret rritje me 3,4% të PBB për vitin 2023

Niveli i lartë i inflacionit, si dhe rritja e normave të interesit ishin dy faktorët kryesorë që ndikuan në ngadalësimin e ekonomisë së Kosovës në tremujorin e tretë të vitit 2023.
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, aktiviteti ekonomik gjatë këtij tremujori vlerësohet se ka shënuar rritje reale prej 3%. Sidoqoftë, ndikim pozitiv kanë dhënë konsumi dhe investimet. Në anën tjetër, eksportet neto kontribuuan negativisht në rritjen reale të PBB me 2 pikë përqindje.
Rritja e konsumit mund të shpjegohet përmes rritjes së kredive konsumatore, remitancave, kompensimit të punëtorëve, konsumit publik. Investimet shënuan rritje prej 2.8%, kryesisht si rezultat i rritjes së investimeve publike. Për sa i përket tregtisë së jashtme, eksportet neto thelluan deficitin tregtar me 12.8%.
Rritja e aktivitetit ekonomik në tremujorin e tretë të vitit të kaluar u mbështet kryesisht nga rritja e vlerës së shtuar në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, sektorin e industrisë përpunuese, bujqësisë, tregtisë, etj.
Aktiviteti ekonomik u reflektua në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara, që arritën në 2,852. Sektorët e tregtisë, aktiviteteve profesionale, informacionit dhe komunikimit, si dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme shënuan numrin më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërkohë, që gjatë kësaj periudhe u mbyllën 376 ndërmarrje.
Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës për tremujorin e katërt të vitit 2023 sugjerojnë për një rritje prej 4.4%, duke bёrё qё viti 2023 tё mbyllet me një nivel tё rritjes sё Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.4%. Investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve, i ndërlidhur me shpenzimet e diasporës, vlerësohet se janë kontribuesit kryesor të rritjes. Ndërsa, vlerësimet për rënie të eksportit të mallrave pritet të ndikojnë negativisht aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, për shkak të strukturës aktuale të ekonomisë.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

“Inflacioni u reduktua në 4%. Ekonomia u rrit 3,5%” - Guvernatori Sejko, i pranishëm në forumin e “Euromoney”
Në Shqipëri është arritur reduktimi i inflacionit nga piku prej 8.3% në nëntor 2022, në nivelin prej 4% në dhjetor 2023. Në të njëjtën kohë është siguruar dhe......

500 milion euro për lëndët e para të baterive - Investitorët e tranzicionit të energjisë mbështeten nga BE
Dy nga investitorët kryesorë të tranzicionit të energjisë në Europë planifikojnë të mbledhin 500 milionë euro për një fond të lëndëve të para të baterive, duke......

BE, me masa më të ashpra ndaj kriptove - Objektivi, lufta kundër pastrimit të parave
Politikëbërësit në Bashkimin Europian arritën një marrëveshje të përkohshme për pjesët e një pakete rregullatore gjithëpërfshirëse për të luftuar pastrimin e......

Hekurudha Tiranë-Durrës - 104 milionë lekë për shpronësimin e pronarëve që preken nga projekti
Këshilli i Ministrave ka miratuar shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit......

Roboti që palos rroba - Elon Musk prezanton “Optimus”
Kompania Tesla, në pronësi të Elon Musk, po zhvillon një robot humanoid të quajtur Optimus. Musk ka publikuar një video, e cila tregon se si roboti palos......

Të marrësh borxh për universitetin - Si ndryshojnë tarifat në vende të ndryshme të Europës
Arsimi i lartë shpesh është i shtrenjtë për shkak të shkollimit dhe shpenzimeve të jetesës. Prandaj, barra e borxhit për të ndjekur universitetin është një......

Lidhja e Rrugës Transballkanike me portin e Vlorës – Rreth 182 milion lekë shpronsim për pronarët e prekur nga projekti
Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit......

Shqipëria gati si Suedia: 44% e energjisë nga burimet e rinovueshme - Tirana tejkalon objektivin e vendosur nga BE për energjinë e pastër
Ndonëse ende një vend anëtar i Bashkimit Europian, Shqipëria tashmë është në përputhje me objektivat e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për......