Shqipëria gati si Suedia: 44% e energjisë nga burimet e rinovueshme - Tirana tejkalon objektivin e vendosur nga BE për energjinë e pastër

Ndonëse ende një vend anëtar i Bashkimit Europian, Shqipëria tashmë është në përputhje me objektivat e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për vitin 2030. Për këtë objektiv të arritur nga Shqipëria, shumica e shteteve anëtare aktualisht janë ende duke luftuar, përfshijmë këtu dhe Italinë.
“Nëse Bashkimi Europian parashikon një pjesë të energjisë së konsumuar nga burimet e rinovueshme prej 42.5% deri në fund të dekadës, Tirana sot arrin nivelin e 44%.”, raporton media italiane EuropaToday.
“Siç e kemi thënë prodhimi i energjisë elektrike në vend është 100% nga burimet e rinovueshme. 44% është pjesa që ky prodhim i energjisë elektrike zë në konsumin total të energjisë në Republikën e Shqipërisë. Po nga se përbëhet konsumi total i energjisë?
Konsumi total i energjisë në vend përbëhet nga tërësia e energjiveë që përdoret, qoftë ajo elektrike por edhe energjia që vjen nga përdorimi i hidrokarbureve. Kjo arritje që e rendit Shqipërinë në mes vendeve më të përparuara të Bashkimit Europian ka ardhur si rezultat i strategjisë së qeverisë shqiptare për energjinë dhe klimën si dhe rezultat i strategjive në mbështetjen e burimeve të rinovueshme”, u shpreh Besjan Kadiu Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Politikave të Energjisë.
Ndërkaq, vitin që lamë pas, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë përfundimtare midis 27 vendeve anëtare të BE-së arriti në 23%. Por duke qëndruar brenda Bashkimit Europian, Suedia zë peshën më të lartë me 66%, e ndjekur nga Finlanda me 47.9%, ndërsa të dhënat e Eurostat tregojnë se vendet jashtë BE-së, Norvegjia del më 75.8%. E kësisoj, Shqipëria qëndron pas treshes skandinave.
Por nga ana tjetër, Italia, ka mbetur në nivelin e 19%, e duke shënuar një rënie krahasuar me vitin 2021.
“Kjo arritje që e rendit Shqipërinë në mes vendeve më të përparuara të Bashkimit Europian ka ardhur si rezultat i strategjisë së qeverisë shqiptare për energjinë dhe klimën si dhe rezultat i strategjive në mbështetjen e burimeve të rinovueshme”, u shpreh Kadiu.
Direktiva e re për energjinë e rinovueshme ka rishikuar objektivat e BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 nga 32% në 42.5% - me synimin për ta rritur atë në 45%, sipas Institutit Europian të statistikave. Prandaj, vendet e BE-së duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur kolektivisht objektivat e reja të BE-së për vitin 2030.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Abuzuan me çmimet, hetim të thelluar kompanive të qumështit - Autoriteti i Konkurencës: Prodhuesit e mëdhenj do hetohen për abuzim me pozitën dominuese
Autoriteti i Konkurrencës do të nisë një hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit. Sipas një njoftimi të......

Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 4.5% - Në dhjetor çmimet u rritën më shumë se në BE, Kosova poshtë mesatares europiane
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Dhjetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Eksportet “tkurren” me 9.5% në vitin 2023 - Dhjetori konfirmon krizën e tregtisë, nënçmimi e euros “fajtori” kryesor
Kriza e tregtizë së jashtme vijon të reflektohet edhe në shifrat e dhjetorit, ku eksportet dhe imoprtet vijojnë të paraqiten më rënie, por krahasuar me......

Partnerët e “rinj” tregtarë të Shqipërisë - “Largohen” Italia dhe Gjermania. Më “pranë” me Kosovën dhe Kinën
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së përbejnë peshën kryesore të tregtisë duke zënë kështu 52.7% të saj . Konkretisht në muajin Dhjetor të vitit 2023,......

Të gjithë tregjet, në “ngjyrë të kuqe” - Aksionet, metalet dhe kriptomonedhat ndikohen nga forcimi i dollarit
Tregjet financiare kanë rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është i përqëndruar te Forumi Ekonomik Botëror që zhvillohet këtë javë në Davos të......

Në kuvend Draftligji për Sigurinë Kibernetike, shtohen detyrimet - Privatët do detyrohen të vendosin servera rezervë në vendodhje tjetër si masë ndaj sulmeve
Siç u paralajmërua nga Talevizioni Scan në ditët e para të vitit, Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një seri ndryshimesh në Ligjin për Sigurinë......

Rënie e mprehtë për naftën - Zbret poshtë 77 dollarëve për fuçi, zhgënjen ekonomia kineze
Nafta po qëndron në rënie të mprehtë në sesionin e sotëm, pasi një dollar më i fortë amerikan kufizoi kërkesën për naftën e papërpunuar, megjithëse rreziqet......

Dollari vijon forcimin ndaj lekut - Euro, paundi dhe franga, të qëndrueshme në tregun e brendshëm
Dollari amerikan është forcuar edhe gjatë ditës së sotme, në raport me lekun, ndërsa monedhat e tjera po shfaqen të qëndrueshme. Monedha e gjelbër është......