Të marrësh borxh për universitetin - Si ndryshojnë tarifat në vende të ndryshme të Europës

Arsimi i lartë shpesh është i shtrenjtë për shkak të shkollimit dhe shpenzimeve të jetesës. Prandaj, barra e borxhit për të ndjekur universitetin është një faktor i rëndësishëm që mund të ndikojë në vendimet e të rinjve për të investuar në arsimimin e tyre. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, ¼ e studentëve besojnë se të shkosh në universitet nuk ia vlen, sipas të dhënave të mbledhura nga Ipsos në një anketë të fundit nga maji 2023. Arsyet kryesore për këtë opinion janë tarifat e shkollimit dhe kredia studentore.
Më shumë se 1/3 - 37% gjithashtu besojnë se nuk është e nevojshme të shkosh në universitet për të gjetur një punë të mirë. Krahasimi i tarifave të shkollimit, huave dhe mbështetjes financiare është një sfidë, me shumë dimensione komplekse për t'u marrë parasysh dhe mbi të gjitha variabla të ndryshëm në të gjithë Europën. Pagat mesatare dhe punësimi i të sapodiplomuarve gjithashtu ndryshojnë sipas nivelit të arsimit.
Sipas raportit të Komisionit Europian për Tarifat Kombëtare të Studentëve dhe Sistemet Mbështetëse në Arsimin e Lartë Europian - 2020/21, studentët me kohë të plotë nuk paguajnë asnjë tarifë në programet e ciklit të parë në shtatë nga 42 sistemet e arsimit të lartë në Europë. Këto janë Danimarka, Greqia, Qiproja, Malta, Finlanda, Suedia dhe Turqia. Në Norvegji gjithashtu nuk ka tarifa në institucionet publike të arsimit të lartë.
Megjithatë, në 12 sisteme të arsimit të lartë, të gjithë studentët e ciklit të parë paguajnë tarifa. Këto janë Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Zvicra dhe Islanda.
Në 23 sistemet e mbetura arsimore, disa studentë paguajnë tarifa, ndërsa të tjerët jo. Tarifat mund të jenë të ndryshme për programe të ndryshme arsimore ose fusha studimi. Në Republikën Çeke, Gjermani, Kroaci, Poloni, Slloveni dhe Sllovaki, studentët me kohë të plotë paguajnë kryesisht vetëm tarifa administrative deri në 100 euro. Në 14 sisteme të arsimit të lartë tarifat vjetore variojnë nga 101 deri në 1000 euro. Në Irlandë, Spanjë, Itali, Hungari, Holandë dhe Zvicër, tarifa më e zakonshme e shkollimit është relativisht e lartë dhe varion nga 1001 deri në 3000 euro. Taksat vjetore më të zakonshme janë më të lartat në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut.
Të gjitha vendet europiane ofrojnë të paktën një lloj mbështetjeje të drejtpërdrejtë financiare publike për studentët në ciklin e parë të arsimit të lartë. Sipas raportit Eurydice, bursa publike ekzistojnë në të gjitha sistemet europiane të arsimit të lartë, përveç Anglisë dhe Islandës. Kreditë e subvencionuara janë të pranishme në rreth 2/3 të tretat e sistemeve europiane të arsimit të lartë. Bursat e bazuara në të ardhura janë forma më e zakonshme e mbështetjes financiare direkte në Europë.
Për sa i përket punësimit, në vitin 2022, 86.7% e të diplomuarve nga mosha 18 deri në 34 vjeç në BE ishin në punë, ndërsa shkalla ishte 74.2% për ata që kishin ndërprerë shkollën e mesme, sipas Eurostat. Hendeku i punësimit midis të diplomuarve të fundit të arsimit terciar, të lartë dhe pas të mesëm është 12.5% në BE. Një fakt që sugjeron se marrja e një diplome ndihmon vërtet për të gjetur një punë pas studimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Lidhja e Rrugës Transballkanike me portin e Vlorës – Rreth 182 milion lekë shpronsim për pronarët e prekur nga projekti
Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit......

Shqipëria gati si Suedia: 44% e energjisë nga burimet e rinovueshme - Tirana tejkalon objektivin e vendosur nga BE për energjinë e pastër
Ndonëse ende një vend anëtar i Bashkimit Europian, Shqipëria tashmë është në përputhje me objektivat e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për......

Abuzuan me çmimet, hetim të thelluar kompanive të qumështit - Autoriteti i Konkurencës: Prodhuesit e mëdhenj do hetohen për abuzim me pozitën dominuese
Autoriteti i Konkurrencës do të nisë një hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit. Sipas një njoftimi të......

Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 4.5% - Në dhjetor çmimet u rritën më shumë se në BE, Kosova poshtë mesatares europiane
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Dhjetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Eksportet “tkurren” me 9.5% në vitin 2023 - Dhjetori konfirmon krizën e tregtisë, nënçmimi e euros “fajtori” kryesor
Kriza e tregtizë së jashtme vijon të reflektohet edhe në shifrat e dhjetorit, ku eksportet dhe imoprtet vijojnë të paraqiten më rënie, por krahasuar me......

Partnerët e “rinj” tregtarë të Shqipërisë - “Largohen” Italia dhe Gjermania. Më “pranë” me Kosovën dhe Kinën
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së përbejnë peshën kryesore të tregtisë duke zënë kështu 52.7% të saj . Konkretisht në muajin Dhjetor të vitit 2023,......

Të gjithë tregjet, në “ngjyrë të kuqe” - Aksionet, metalet dhe kriptomonedhat ndikohen nga forcimi i dollarit
Tregjet financiare kanë rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është i përqëndruar te Forumi Ekonomik Botëror që zhvillohet këtë javë në Davos të......

Në kuvend Draftligji për Sigurinë Kibernetike, shtohen detyrimet - Privatët do detyrohen të vendosin servera rezervë në vendodhje tjetër si masë ndaj sulmeve
Siç u paralajmërua nga Talevizioni Scan në ditët e para të vitit, Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një seri ndryshimesh në Ligjin për Sigurinë......