Shqipëria Postuar më 18 Janar 2024, 15:07

10 milion euro për ndryshimet klimatike - Financat miratojnë marrëveshjen, projekte për institucionet publike dhe organizatat

Nga SCAN TV
10 milion euro për ndryshimet klimatike - Financat miratojnë

Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për pjesmarrjen në programin Interreg EURO–MED. Kjo marrëveshje i mundëson Shqipërisë dhe të gjithë partnerëve potencialë shqiptarë (publikë dhe jopublikë) që të përfitojnë projekte, ndërkohë që dokumenti u miratua në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Miratimi i marrëveshjes u shoqërua me debate, duke qenë se faza e parë për përzgjedhjen e projekteve fitues ka përfunduar, ndonëse nuk është dhënë dakordësia në Kuvend.

Në përputhje me fokusin e Bashkimit Evropian në objektivat mjedisorë dhe klimatikë, mjedisi është tema kryesore për programin Interreg EURO-MED, i cili garanton vazhdimësinë e programit Interreg MED të periudhës 2014-2020.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat