Dekarbonizimi dhe siguria energjitike - Balluku në Athinë: 'Do të përfitojmë edhe nga projektet që po zhvillohen në vendet fqinje'

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qënë pjesmarrëse në zhvillimin e Ministerialit të Europës Qendrore dhe Jugore për intekonektivitetin energjetik.
Dy temat kryesore të diskutimit kanë qenë dekarbonizimi si dhe siguria energjitike ku ministja Balluku ka folur edhe për arritjet e vendit tonë në këtë fushë.
“Gjatë Ministerialit të Europës Qendrore dhe Jugore për intekonektivitetin energjetik të zhvilluar në Athinë u diskutuan dy nga çështjet primare që sektori i energjisë europiane ka. Dekarbonizimin dhe sigurinë energjetike. Sigurisht në çështjen e dekarbonizimit Shqipëria nuk ka asnjë shqetësim, për më tepër nga të dhënat e Eurostat javën e fundit Shqipëria rankohet e treta, mbas Suedisë dhe Finlandës përsa i përket përdorimit të energjisë së rinovueshme, duke e bërë kështu një tjetër kampione në fushën e përdorimit të energjisë së rinovueshme”, u shpreh Balluku.
“Kam prezantuar, ashtu siç bëjmë çdo herë, të gjitha arritjet e Republikës së Shqipërisë në fushën energjetike, sidomos në vitin 2023, kemi pasur një sërë prej tyre. Vetëm një javë më parë edhe viti 2024 ka nisur me një hap të rëndësishëm përsa i përket diversifikimit të burimeve dhe kam ndarë me të gjithë kolegët e mi sesi Shqipëria tashmë ka të angazhuar 1 gigavat në energji të rinovueshme përmes ankandeve transparente që ne jemi duke implementuar në vendin tonë, sigurisht me mbështetjen e partnerëve tanë të Bashkimit Europian apo edhe të bankave europiane”, tha Balluku.
“Gjithashtu kemi diskutuar përsa i përket asaj që është shumë e rëndësishme, këto kapacitete të cilat ngrihen dita ditës kanë nevojë për interkonjeksion. Një interkonjeksion që tashmë po shkon në një nivel tjetër. Shqipëria ka nisur punën për projektin e ndërlidhjes energjetike me Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Shqipëria është duke punuar ngushtësisht për të nisur projektin me Greqinë për të dyfishuar linjën e transmetimit dhe në ndërkohë, kam ndarë gjithashtu me kolegët e mi, dhe lajmin e mirë që së bashku me Operatorin e Transmetimit Italian, Operatori i Transmetimit Shqiptar është duke nisur një studim fizibiliteti përsa i përket linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë”, u shpreh ministrja.
“Duke dëgjuar të gjitha planet e së ardhmes, duke dëgjuar të gjithë angazhimin e palës greke në këtë rast përsa i përket linjave të interkonjeksionit për të lidhur kështu Greqinë me Qipron dhe më pas me Izraelin, Greqinë me Arabinë Saudite apo Greqinë më vende të tjera na bën besimplotë se përmes këtij bashkëpunimi rajonal ne do të përfitojmë edhe nga projektet të cilat po zhvillohen në vendet fqinje”, shtoi ministrja.
“Janë diskutuar edhe iniciativa të tjera që do të ndërmerren gjatë vitit 2024, por sigurisht prioritetet mbeten, përafrimet ligjore që të gjitha shtetet të cilat aspirojnë të jenë anëtare të Bashkimit Europian duhet të përmbushin në muajt në vazhdim. Sigurisht Shqipëria në fushën energjetike është gjithmonë një shembull për tu marrë dhe kështu ka ndodhur edhe në këtë Ministerial”, u shpreh Balluku.
SCAN
Sondazh

Mete takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë – Në diskutim zgjerimi i bashkëpunimit dhe investimet italiane në Shqipëri
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, z. Attilio Fontana, së bashku me delegacionin që e......

Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”
Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të......

Në Afrikë, 6 nga 10 vendet me rritjen më të lartë ekonomike në botë - FMN parashikon se në të gjithë kontinentin do të arrijë në nivelin 4%
Pavarësisht nga problemet ekonomike që godasin Afrikën, duke e ngërthyer atë në varfëri dhe pabarazi, ka pika që tregojnë për një të ardhme më të ndritshme për......

DIHA takim në Tiranë – Ambasadori gjerman Bergner vlerëson zhvillimin pozitiv ekonomik të Shqipërisë
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi pritjen e saj të përvitshme në Ambasadën Gjermane, me pjesëmarrës të shumtë mes të......

Gazheli takim me drejtues të AmCham – Në diskutim inkurajimi i biznesit për të aplikuar për statusin Operator Ekonomik i Autorizuar
Presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve dhe drejtori ekzekutiv, Neritan Mullaj kanë mbajtur një takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti......

Turqia nis astronautin e saj të parë në hapësirë - Udhëtimi, pjesë e një misioni komercial i “Axiom Space”
Astronauti i parë i Turqisë dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit që përfaqësojnë Europën u nisën nga Florida në një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar të......

Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët - BE arrin marrëveshje për një reduktim 90% brenda vitit 2040
Ligjvënësit në Parlamentin dhe Këshillin Europian arritën një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e reja të propozuara për të forcuar standardet e......

“Kostot e huamarrjes do të vijojnë të jenë të larta” - BQE: Normat e interesit nuk pritet të ndryshojnë, pavarësisht presionit të tregjeve
Takimi i fundit i politikëbërësve të Bankës Qendrore Europiane la të kuptohej qartë se e inflacioni po kthehej në objektivin e vendosur, por pa shumë rreziqe......