Çfarë eksportuam më shumë në vitin 2023? - Industria fasone më e goditura. Me rënie paraqiten edhe lëndët djegëse

Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së jashtme. Jo vetëm rënia e çmimeve, por edhe luhatja e monedhës europiane në tregun valutor ka pjesën e saj në treguesit e tregtisë së jashtme. Sipas të dhënave që raporton Instituti i Statistikave, përgjatë të gjithë vitit 2023, eksportet fiksohen në 440 miliardë lekë, ndërsa importet në 873 miliardë lekë. Gjatë vitit 2023 eksportet rezultojnë 9.5% më të ulta se viti 2022, në vlerë, ndërsa importet, 8.2% më pak se viti pararendës.
Nga ana tjetër, referuar analizës së të dhënave në volum, pra në peshë eksportet dhe importet nuk kanë shkuar në të njetin drejtim për vitin 2023. Nëse një vit më parë për shkak të çmimeve të larta u blenë më pak mallra dhe më shtrenjtë, këtë vit më shfryrjen e çmimeve duket se në sasi kemi blerë dhe kemi shitur më shumë mallra. Importet dhe eksportet kanë shënuar rritje, krahasuar me një vit më parë, përkatësisht me 8.2% dhe 8.5%.
Por si paraqitet situata sipas grupeve? Po të analizojmë ndryshimin vjetor sipas grupmallrave shohim se në peshë rënien më të lartë sa i përket eksporteve e kanë shënuar grupi “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure” me 21.5%, ndërkohë ndjek në renditje me një rënie të konsiderueshme “Prodhime druri dhe letre” me 20.2% dhe “Tekstile dhe këpucë” me 12.2%, çka konfirmon impaktin e zhvlerësimit të euros te industria fasone. Rritje në volum në drejtim të eksporteve kanë shënuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Ushqim, pije dhe duhan”.
Në drejtim të importeve, shifrat tregojnë se janë rritur në volum, ndërkohë që me rënie paraqiten vetëm grupet “Tekstile dhe këpucë” me 5.8% dhe “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure” me 14.4%.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe ndryshim në vlerë të importeve dhe eksporteve sipas grupeve. Shifrat tregojnë se për eksportet me rritje paraqiten vetëm ushqimet me 7.6%, ndërkohë të gjitha grupet e tjera janë në rënie. Rënien më të lartë vjetore të eksporteve në vlerë e kanë regjistruar grupet “Prodhime druri dhe letre” me 21.7% dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 21%, krahasuar me vitin 2022.
Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse analizojmë ndryshimin vjetror të importeve në vlerë shohim se me rritje janë vetëm makineritë, ndërkohë të gjitha grupet e tjera janë më rënie, ku rënien më të lartë e ka regjistruar grupi “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.” me 40.6% dhe “Lëkure dhe artikuj prej lëkure” me 19.8%.
Nga 10 partnerët kryesorë tregtarë për vitin 2023, rënien më të madhe të eksporteve Shqipëria e ka patur me Gjermaninë më 27.7% dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, rritje të eksporteve janë regjistruar me Kosovën, Malin e Zi dhe Greqinë e Kinën.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Bitcoin rikuperon një pjesë të humbjeve - Ngjitet në mbi 41,000 USD, por tendenca në rënie mund të rikthehet
Tregu i kriptomonedhave ka rifituar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, me bitcoin që u ngjit në mbi 41,000 dollarë, por megjithatë analistët mendojnë......

Nafta Brent e mbyll javën pranë 79 USD - Mbështetet nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe i ftohti në SHBA
Nafta po tregtohet në rritje gjatë sesionit të sotëm duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, si rrjedhojë e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe......

Mosmarrëveshjet e bizneseve, jashtë gjykatave - Manja: Epokë e re. Do u kursehet shqiptarëve kohë dhe shpenzime
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar ligjin “Për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë”. Ai e quajti këtë ligj të miratuar vitin e shkuar, epokë......

Rregulla të reja për zhdoganimet e mallrave në kufi - Digjitalizim total i procedurave për bizneset, ulet koha e pritjes
Në tre vitet e ardhshme qeveria shqiptare synon që të eliminojë ndjeshëm barrierat jo tarifore me të cilat përballen bizneset eksportuese si dhe të ulë kohën e......

Dekarbonizimi dhe siguria energjitike - Balluku në Athinë: 'Do të përfitojmë edhe nga projektet që po zhvillohen në vendet fqinje'
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qënë pjesmarrëse në zhvillimin e Ministerialit të Europës......

Mete takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë – Në diskutim zgjerimi i bashkëpunimit dhe investimet italiane në Shqipëri
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, z. Attilio Fontana, së bashku me delegacionin që e......

Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”
Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të......

Në Afrikë, 6 nga 10 vendet me rritjen më të lartë ekonomike në botë - FMN parashikon se në të gjithë kontinentin do të arrijë në nivelin 4%
Pavarësisht nga problemet ekonomike që godasin Afrikën, duke e ngërthyer atë në varfëri dhe pabarazi, ka pika që tregojnë për një të ardhme më të ndritshme për......