Dollari e mbyll javën në rritje modeste ndaj lekut - Në tregjet ndërkombëtare realizon fitime javore prej rreth 1%

Tregu i brendshëm valutor e ka mbyllur edhe këtë javë me ndryshime të vogla, ndërsa vihet re një forcim i lehtë i dollarit amerikan, në raport me lekun. Forcimi i monedhës amerikane është ndikuar nga të dhënat e publikuara në SHBA, gjatë kësaj jave, që kanë zbehur shanset për uljen e normave të interesit në muajin mars. Sipas agjencisë së këmbimit valutor, Iliria 98, dollari blihet të premten me 94.9 dhe shitet me 95.9 lekë, euro blihet me 103.5 dhe shitet me 104.1 lekë, franga zvicerane blihet me 108.9 dhe shitet me 109.9 lekë, ndërsa paundi britanik blihet me 120.1 dhe shitet me 121.1 lekë.
Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare dollari amerikan pritet të realizojë fitime për të dytën javë me radhë, pas shenjave të elasticitetit të ekonomisë amerikane dhe kujdesit të shfaqur për uljet e normave nga bankierët qendrorë. Tregjet vlerësojnë tashmë rreth 57% shanse për uljen e interesave në muajin mars, nga rreth 75% që ishin këto mundësi në fillim të javës. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, ka fituar rreth 1% të vlerës gjatë kësaj jave dhe po qëndron në rreth 103.4. Në anën tjetër, euro ka rënë me 0.7% gjatë kësaj jave dhe po tregtohet në rreth 1.088 dollarë, ndërsa paundi ka rënë lehtë me 0.3%, pranë 1.27 dollarëve. Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se tregu i punës vijon të jetë i fortë, me aplikimet javore për përfitimin e asistencës së papunësisë që ranë në nivelin më të ulët në 1 vit e gjysmë. Edhe disa të dhëna të tjera të publikuara gjatë javës treguan se shitjet me pakicë gjatë dhjetorit u rritën më shumë se parashikimet e tregjeve. Megjithatë, Guvernatori i Rezervës Federale, Christopher Waller, tha të martën se fuqia e ekonomisë amerikane u jep politikëbërësve fleksibilitet për të lëvizur “me kujdes dhe ngadalë” me uljen e interesave. Komente të ngjashme erdhën edhe nga zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane, të cilët sinjalizuan se ulja e interesave do të varet nga ecuria e inflacionit.
SCAN
Sondazh

Njohje pensioni për mbi 3 mijë shqiptarë në Kroaci - Me cilat shtete ka marrëveshje Shqipëria për bashkimin e periudhave kontributive?
Mbi 3000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, do të përfitojnë njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni, por jo vetëm.......

Çfarë eksportuam më shumë në vitin 2023? - Industria fasone më e goditura. Me rënie paraqiten edhe lëndët djegëse
Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Bitcoin rikuperon një pjesë të humbjeve - Ngjitet në mbi 41,000 USD, por tendenca në rënie mund të rikthehet
Tregu i kriptomonedhave ka rifituar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, me bitcoin që u ngjit në mbi 41,000 dollarë, por megjithatë analistët mendojnë......

Nafta Brent e mbyll javën pranë 79 USD - Mbështetet nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe i ftohti në SHBA
Nafta po tregtohet në rritje gjatë sesionit të sotëm duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, si rrjedhojë e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe......

Mosmarrëveshjet e bizneseve, jashtë gjykatave - Manja: Epokë e re. Do u kursehet shqiptarëve kohë dhe shpenzime
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar ligjin “Për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë”. Ai e quajti këtë ligj të miratuar vitin e shkuar, epokë......

Rregulla të reja për zhdoganimet e mallrave në kufi - Digjitalizim total i procedurave për bizneset, ulet koha e pritjes
Në tre vitet e ardhshme qeveria shqiptare synon që të eliminojë ndjeshëm barrierat jo tarifore me të cilat përballen bizneset eksportuese si dhe të ulë kohën e......

Dekarbonizimi dhe siguria energjitike - Balluku në Athinë: 'Do të përfitojmë edhe nga projektet që po zhvillohen në vendet fqinje'
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qënë pjesmarrëse në zhvillimin e Ministerialit të Europës......

Mete takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë – Në diskutim zgjerimi i bashkëpunimit dhe investimet italiane në Shqipëri
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, z. Attilio Fontana, së bashku me delegacionin që e......