Shqipëria Postuar më 19 Janar 2024, 14:36

Gripi dhe Covid-19, mbi 15 mijë raste në javë - Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Ulqinaku: Fëmijët, më të prekur

Nga SCAN TV
Gripi dhe Covid-19, mbi 15 mijë raste në javë - Zv.Drejtori i

Nëse deri vonë është folur për dominim të Covid-19, duket se përgjatë javëve të fundit kryefjalë është gripi. Zv.drejtori i përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, doktor Dritan Ulqinaku thotë se janë mbi 15 mijë raste të regjistruara në harkun e një jave, pjesa më e madhe fëmijë.

I ftuar në emisionin ‘Box to Box”, Ulqinaku iu bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdeshëm dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë, siç është dobësia trupore, temperatura e lartë etj. Si pasojë e gripit, janë regjistruar edhe dy humbje jete. Janë dy persona, të moshës mbi 70 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve.

Sakaq, prej fundit të vitit që shkoi ka nisur edhe vaksinimi i kategorive prioritare, siç janë mjekët, të moshuarit, ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike etj.

Ada Hazizolli / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat