2,000 euro për bluzat e bardha? Premtim ambicioz apo plan i realizueshëm?
Partia Socialiste ka premtuar se paga e mjekëve do të arrijë deri në 2,000 euro. Ky premtim synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë motivimin e mjekëve në Shqipëri. Por, sa i realizueshëm është ky premtim brenda një mandati qeverisës?
Indeksi i realizueshmërisë
Për të vlerësuar nëse ky premtim mund të zbatohet, kemi analizuar pesë faktorë kryesorë:
1. Kostoja financiare
• Aktualisht, paga mesatare bruto e mjekëve specialistë është rreth 150,00 lekë/muaj (afërsisht 1,500 euro) sipas shifrave të vitit 2024.
• Për të arritur pagën prej 2,000 euro, do të nevojitet një rritje shtesë prej rreth 50,000 lekë (ose rreth 500 euro).
• Kjo rritje do të kërkojë një buxhet të konsiderueshëm dhe një plan të qëndrueshëm financiar për të mbuluar kostot shtesë.
2. Afati i zbatimit
• Një rritje kaq e madhe e pagave nuk mund të bëhet menjëherë pa pasoja ekonomike.
• Zbatimi gradual gjatë një mandati 4-vjeçar mund të ndihmojë në shmangien e pasojave negative ekonomike dhe të sigurojë një tranzicion të qëndrueshëm.
3. Eksperienca e qeverive të kaluara
• Asnjë qeveri deri më sot nuk ka bërë një rritje kaq të madhe të pagave të mjekëve në një periudhë kaq të shkurtër.
• Rritjet e mëparshme të pagave kanë qenë më të vogla dhe të bëra gradualisht për të shmangur ‘shock-et’ ekonomike.
4. Ndikimi ekonomik
• Rritja e pagave të mjekëve mund të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë vendase duke rritur fuqinë blerëse të mjekëve dhe duke nxitur konsumin.
• Megjithatë, kjo masë mund të rrisë presionin mbi financat publike dhe të krijojë nevojën për burime të qëndrueshme financiare.
5. Ndikimi social
• Rritja e pagave të mjekëve do të kishte një ndikim pozitiv në motivimin dhe performancën e tyre, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri.
• Kjo masë mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e largimit të mjekëve drejt vendeve të tjera për shkak të pagave më të larta.
Sondazh

Nga konsumator në eksportues, PS Synon ta bëjë Shqipërinë fuqi Rajonale të energjisë deri në 2030
Partia Socialiste ka premtuar se, brenda vitit 2030, Shqipëria do të bëhet një eksportues neto i energjisë. Kjo do të përfshijë një rritje të kapaciteteve të......

20% më shumë për pensionistët: PD premton rritje të menjëhershme në 100 ditët e para
Partia Demokratike ka premtuar se, nëse fiton zgjedhjet parlamentare, do të rrisë pensionet me 20% gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes. Ky premtim ka për......

1,200 euro paga mesatare? PD synon rritje rekord të pagave për punonjësit
Partia Demokratike ka premtuar rritjen e rrogës mesatare në Shqipëri në 1,200 euro. Ky premtim synon përmirësimin e nivelit të jetesës dhe fuqizimin e......

PD vendos kufirin: Minimum jetik prej 200 eurosh për çdo qytetar
Gjatë fushatës zgjedhore, Partia Demokratike ka premtuar se do të vendosë një minimum jetik prej 200 eurosh në Shqipëri nëse vjen në pushtet. Ky premtim......

Vidhen llogaritë në WhatsApp - Përmes mesazheve mashtruese merren informacione sensitive të qytetarëve
Prej disa ditësh në WhatsApp po qarkullojnë mesazhe me linqe që i drejtojnë qytetarët në faqe interneti prej nga ku vidhen të dhëna të llogarive të tyre në......

Pirateria televizive, u mbyllën 20 servera - Raporti i AMA për vitin 2024: Masa edhe për platformat sociale
Në raportin për vitin 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ndër të tjera thekson se pjesa dërrmuese e ankesave për shkeljen e të drejtave të......

2200 kompani kalojnë pa kontroll në doganë - Rritet numri në listën e “Gjelbër”, ulet koha e përpunimit të deklaratave
Numrit të kompanive të futura në listën e “Gjelbër” të doganave, përgjatë vitit 2024 ka shkuar në 2,200 kompani. Në kuadër të lehtësimit të tregtisë së......

Rumania, lider në Evropë - Bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE
Rumania ka kaluar Holandën duke u bërë prodhuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, sipas ministrit rumun të Energjisë Sebastian Burduja. Ky......