Pirateria televizive, u mbyllën 20 servera - Raporti i AMA për vitin 2024: Masa edhe për platformat sociale
Në raportin për vitin 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ndër të tjera thekson se pjesa dërrmuese e ankesave për shkeljen e të drejtave të transmetimit lidhet me fenomenin e piraterisë televizive që kryhet nga subjekte të paautorizuara nga AMA për ofrimin e shërbimit audioviziv. Konkretisht, bëhet fjalë për subjekte ISP (Internet Service Provider), të cilët nëpërmjet internetit kryejnë pirateri televizive pa autorizim nga AMA.
AMA në bashkëpunim dhe me institucionin e AKEP, mori masa për mbylljen e më shumë se 20 serverave që transmetonin përmbajtje audiovizive pa të drejta si dhe bëri të mundur sanksionimin e 3 subjekteve ISP që operonin në kundërshtim me ligjin duke i gjobitur ato me nga 5,000,000 lekë secilin.
Sipas AMA, fenomeni i piraterisë televizive që kryhet nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i komplikuar për t’u identifikuar, për arsye se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet abuzivisht, vjen nga servera të vendeve të ndryshme të botës por dhe nga servera që operojnë në territorin e Shqipërisë. Sa i përket serverave që u konstatuan në vendin tonë, u mbyllen 20 të tillë.
Gjithashtu, për vitin 2024 AMA, përcolli pranë AKEP-it 37 praktika zyrtare, me qëllim marrjen e masave, për mbylljen e 346 faqeve online, që kryenin shkelje të ligjit 97/2013, të ndryshuar. Lidhur me këtë fenomen, Drejtoria e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes u kërkoi Video Sharing Platforms (VSPve) të ndryshme, heqjen nga llogaritë e tyre të 1,539 link-eve, të cilët transmetonin produkt audioviziv pa të drejta transmetimi.
Nga këto, falë dhe bashkëpunimit me platformën TikTok, për vitin 2024 janë shënuar 1,513 video të raportuara për pirateri nga të cilat 1,505 janë hequr nga platforma dhe 193 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara.
Sondazh

2200 kompani kalojnë pa kontroll në doganë - Rritet numri në listën e “Gjelbër”, ulet koha e përpunimit të deklaratave
Numrit të kompanive të futura në listën e “Gjelbër” të doganave, përgjatë vitit 2024 ka shkuar në 2,200 kompani. Në kuadër të lehtësimit të tregtisë së......

Rumania, lider në Evropë - Bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE
Rumania ka kaluar Holandën duke u bërë prodhuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, sipas ministrit rumun të Energjisë Sebastian Burduja. Ky......

Bankat “pastrojnë” bilancet/ Huatë me probleme afrohen pranë vlerës 4%, niveli më i ulët që prej vitit 2008
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të dytë të vitit,......

Trump autorizon një pauzë 90-ditore të tarifave për shumicën e vendeve, përveç Kinës!
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka autorizuar një pauzë 90-ditore të tarifave tregtare për shumicën e vendeve, por e ka lënë Kinën jashtë......

Shteti apo privati, ku paguajnë më shumë punonjësit? - 400 milionë euro janë “vjelur” si tatim mbi pagat në 2024-ën
Rreth 400 milionë euro kanë paguar të gjithë të punësuarit në Shqipëri si tatim mbi pagën që marrin në buxhetin e shtetit përgjatë vitit 2024. Të dhënat......

Burimet e rinovueshme, rekord global në 2024 - Arritën 32% të totalit energjetik. Qymyri mbetet burimi kryesor
Prodhimi nga burimet e rinovueshme siguroi një rekord prej 32% të energjisë elektrike globale vitin e kaluar, sipas një raporti nga organizata Ember. Kërkesa......

Modernizimi i infrastrukturës së pagesave - Si po nxiten pagesat elektronike? BSH: Me AIPS EURO, 682 transaksione në ditë
Përgjatë viteve të fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë përpjekjesh për modernizmin e sistemit të pagesave, me qëllim lehtësimin dhe rritjen e pagesave të......

Intensifikohet lufta tregtare SHBA-Kinë - Tarifat e Pekinit hyjnë në fuqi pas pezullimit të masave të Trump
Lufta tregtare e Donald Trump me Kinën vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa tarifat hakmarrëse prej 84% të Pekinit hynë në fuqi disa orë pasi presidenti i......