Vidhen llogaritë në WhatsApp - Përmes mesazheve mashtruese merren informacione sensitive të qytetarëve
Prej disa ditësh në WhatsApp po qarkullojnë mesazhe me linqe që i drejtojnë qytetarët në faqe interneti prej nga ku vidhen të dhëna të llogarive të tyre në këtë aplikacion. Kjo fushatë phishing ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh, duke rezultuar në humbjen e kontrollit të llogarive të tyre në WhatsApp dhe vjedhjen e informacioneve sensitive.
Por si funksionon kjo skemë mashtrimi?
Mesazhi phishing dërgohet nga një kontakt i njohur në WhatsApp dhe përmban një tekst që fton përdoruesin të votojë për një vajzë në një “garë” fiktive për bursa shkollore, duke përfshirë edhe një link mashtrues. Pasi viktima klikon në link, ridrejtohet në një faqe që simulon një platformë votimi dhe i kërkon të vendosë numrin e telefonit, si dhe autorizimin për llogarinë WhatsApp, duke përdorur një kod verifikimi me 8 karaktere.
Nëse autorizohet në WhatsApp-in e përdoruesit, pra kodi i gjeneruar nga platforma phishing vendoset në WhatsApp-in e përdoruesit, aktorët keqdashës marrin akses të plotë në llogarinë WhatsApp të viktimës, të cilën e përdorin për të përhapur më tej fushatën dhe potencialisht për të mbledhur informacione sensitive të ruajtura në aplikacion.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike rekomandon që për identifikimin e hyrjeve të paautorizuara, duhet të shkoni te settings, linked devices, pra tek opsioni i pajisjeve të lidhura dhe nëse ka pajisje të paautorizuara të lidhura me WhatsApp, duhen çaktivizuar.
Për ata që kanë rënë pre të kësaj skeme, sugjerohet që të rikthejnë menjëherë kontrollin mbi llogarinë e WhatsApp, duke ndjekur procedurat zyrtare të rikuperimit dhe të ndërrojnë fjalëkalimet e llogarive të tjera të lidhura, si Google Drive, apo iCloud. Gjithashtu, është e rëndësishme të njoftohen kontaktet personale për vjedhjen, apo për shmangien e shpërndarjes së mëtejshme të mesazhit, si dhe të aktivizohet Multi Factor Authenticitation, pra autentifikimi me disa faktorë.
Raste të ngjashme u identifikuan edhe disa muaj më parë me vjedhjen e llogarive bankare të qytetarëve nga faqe të rreme në internet përmes email-eve, apo mesazheve që vinin në telefon. Të moshuarit janë ata që priren të bien më tepër pre e këtyre mesazheve. Ndërkohë, edhe përdorimi i inteligjencës artificiale po i bën më të sofistifikuara dhe të padallueshme faqet që synojnë të vjedhin të dhëna të tilla.

Pirateria televizive, u mbyllën 20 servera - Raporti i AMA për vitin 2024: Masa edhe për platformat sociale
Në raportin për vitin 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ndër të tjera thekson se pjesa dërrmuese e ankesave për shkeljen e të drejtave të......

2200 kompani kalojnë pa kontroll në doganë - Rritet numri në listën e “Gjelbër”, ulet koha e përpunimit të deklaratave
Numrit të kompanive të futura në listën e “Gjelbër” të doganave, përgjatë vitit 2024 ka shkuar në 2,200 kompani. Në kuadër të lehtësimit të tregtisë së......

Rumania, lider në Evropë - Bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE
Rumania ka kaluar Holandën duke u bërë prodhuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, sipas ministrit rumun të Energjisë Sebastian Burduja. Ky......

Bankat “pastrojnë” bilancet/ Huatë me probleme afrohen pranë vlerës 4%, niveli më i ulët që prej vitit 2008
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të dytë të vitit,......

Trump autorizon një pauzë 90-ditore të tarifave për shumicën e vendeve, përveç Kinës!
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka autorizuar një pauzë 90-ditore të tarifave tregtare për shumicën e vendeve, por e ka lënë Kinën jashtë......

Shteti apo privati, ku paguajnë më shumë punonjësit? - 400 milionë euro janë “vjelur” si tatim mbi pagat në 2024-ën
Rreth 400 milionë euro kanë paguar të gjithë të punësuarit në Shqipëri si tatim mbi pagën që marrin në buxhetin e shtetit përgjatë vitit 2024. Të dhënat......

Burimet e rinovueshme, rekord global në 2024 - Arritën 32% të totalit energjetik. Qymyri mbetet burimi kryesor
Prodhimi nga burimet e rinovueshme siguroi një rekord prej 32% të energjisë elektrike globale vitin e kaluar, sipas një raporti nga organizata Ember. Kërkesa......

Modernizimi i infrastrukturës së pagesave - Si po nxiten pagesat elektronike? BSH: Me AIPS EURO, 682 transaksione në ditë
Përgjatë viteve të fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë përpjekjesh për modernizmin e sistemit të pagesave, me qëllim lehtësimin dhe rritjen e pagesave të......