Shqipëria Postuar më 10 Prill 2025, 10:48

Shteti apo privati, ku paguajnë më shumë punonjësit? - 400 milionë euro janë “vjelur” si tatim mbi pagat në 2024-ën

Nga Elisabeta Dosku

Shteti apo privati, ku paguajnë më shumë punonjësit? - 400

Rreth 400 milionë euro kanë paguar të gjithë të punësuarit në Shqipëri si tatim mbi pagën që marrin në buxhetin e shtetit përgjatë vitit 2024.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tregojnë se nëse do të analizojmë se nga vilen të ardhurat më të larta, nga të punësuarit në shtet apo privat, rezulton se punonjësit në sektorin privat kanë paguar më shumë.

Kjo edhe për arsyen se numri i punonjësve në privat është shumë më i lartë se administrata shtetërore, pavarësisht se paga mesatare në shtet është afro 15 mijë lekë me shumë se ajo që ofrohet nga bizneset.

Konkretisht tatimi i paguar nga punonjësit e administratës mbi pagat arrin në 156 milionë euro përgjatë 2024, ndërsa nga të punësuarit në sektorin privat janë derdhur në buxhet afro 246 milionë euro.

Në raport me një vit më parë tatimi i paguar nga sektori publik është rritur me 30 milionë euro apo 24 % dhe nga sektori privat 34 milionë euro apo 15.8 për qind.

Në total tatimi mbi pagat ka pësuar një rritje me 64 milionë euro gjatë 2024, dhe ndikim të rëndësishëm në këtë ka pasur reforma e rritjes së pagave në administratën publike e cila hyri në fuqi në Korrik të vitit që lamë pas.

Po ashtu ka pasur ndikim të ndjeshëm edhe reforma antiinformalitet e ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila nxiti bizneset me nëndeklarim që të deklaronin pagat reale të punonjësve, duke bërë që të kishte një reflektim të ndjeshëm në rritjen e tyre dhe si rrjedhim të prekeshin nga fasha tatimore, e cila duke qenë progresive, bën që sa më e lartë është paga, aq më i lartë është tatimi i paguar mbi të.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat