Bota Postuar më 10 Prill 2025, 10:25

Burimet e rinovueshme, rekord global në 2024 - Arritën 32% të totalit energjetik. Qymyri mbetet burimi kryesor

Nga Kristi Ceta

Burimet e rinovueshme, rekord global në 2024 - Arritën 32% të

Prodhimi nga burimet e rinovueshme siguroi një rekord prej 32% të energjisë elektrike globale vitin e kaluar, sipas një raporti nga organizata Ember. Kërkesa e përgjithshme për energji u rrit me 4%, e nxitur nga valët e të nxehtit dhe qendrat e të dhënave.

Frika e sigurisë së energjisë, e përkeqësuar nga një luftë tregtare që po nxitet nga tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit amerikan Donald Trump, mund të rrisë më tej kërkesën për energji të rinovueshme këtë vit, nënvizon organizata.

Tarifat kanë bërë që tregjet e energjisë dhe aksioneve të bien me shpejtësi dhe kanë nxitur shqetësimet për një recesion global.

Ember shpjegoi se megjithëse ishte shumë herët për të thënë nëse pasojat e tarifave do të ndikojnë në kërkesën për energji elektrike këtë vit, energjia e rinovueshme mund të përfitojë.

"Vendet po mendojnë për sigurinë e tyre dhe sigurinë energjetike më shumë se kurrë më parë dhe unë mendoj se kjo do të thotë se burimet e rinovueshme si era dhe dielli do të bëhen gjithnjë e më tërheqëse," sqaruan burime nga organizata.

Rritja e prodhimit të energjisë së gjelbër në përzierjen globale të energjisë elektrike në vitin 2024 mposhti rekordin prej 30% të vitit të kaluar, tregoi raporti.

“Pavarësisht nga tensionet gjeopolitike dhe ekonomike, industria e burimeve të rinovueshme i dha sistemit 858 TWh shtesë gjenerimi vitin e kaluar, më shumë se konsumi vjetor i kombinuar i energjisë elektrike të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës”, thanë përfaqësues të organizatës.

Rritja e konsumit të energjisë për inteligjencën artificiale, qendrat e të dhënave, automjetet elektrike dhe pompat e nxehtësisë kontribuan me 0.7% të rritjes së kërkesës globale vitin e kaluar.

Ndërsa valët e të nxehtit në vitin 2024 rritën kërkesën për ftohje me anë të elektricitetit, e cila shtoi me 0,7% ose 208 teravat orë (TWh) në totalin global.

Termocentralet me gaz kontribuuan me 22% të gjenerimit global të energjisë elektrike, duke reflektuar pak ndryshim nga viti 2023. Qymyri mbeti burimi më i madh i prodhimit, duke siguruar 34% të peshës globale, nga 36% që ishte më parë.

Energjia bërthamore kontribuoi me 9%, pak më pak nga 9.1% në 2023.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video