Analiza Postuar më 10 Prill 2025, 10:53

Bankat “pastrojnë” bilancet/ Huatë me probleme afrohen pranë vlerës 4%, niveli më i ulët që prej vitit 2008

Nga Scan TV

Bankat “pastrojnë” bilancet/ Huatë me probleme afrohen

Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të dytë të vitit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Gjatë Shkurtit të këtij viti, pesha e huave me probleme ndaj totalit të huave zbriti në 4.06%, nga 4.12% që ishtë në muajin Janar dhe 4.17% që ishte në Dhjetor të vitit të shkuar.

Rënia e muajit Shkurt ka bërë që raporti i kredive më probleme ndaj totalit të jetë në nivelin më të ulët që prej vitit 2008. Kjo rënie vjen në një moment kur ekonomia po përjeton një rritje të shpejtë të kredititmit.

Në një këndvështrim vjetor, norma e kredive me probleme ka rënë me 0.63 pikë përqindje, duke reflektuar përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së huadhënies.

Analiza e “Scan Intel” mbi të dhënat financiare tregon se raportet e tjera të kreditimit nuk kanë ndjekur të njëjtën tendencë rënëse. Konkretisht, raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator u ngjit në 4.61%, nga 4.26%, ndërsa raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner u rrit në 3.95%.

Nga ana tjetër, depozitat, kreditë dhe totali i aktiveve kanë shënuar rritje, ndërkohë që huatë me probleme kanë vazhduar rënien, duke arritur një rekord të ri minimal.

Siç ishte parashikuar, rënia e vazhdueshme e huave me probleme jo vetëm që sinjalizon një sektor bankar të shëndetshëm, por gjithashtu reflekton përmirësimin e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj kredive të marra nga institucionet financiare, sidomos bankat.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat