Modernizimi i infrastrukturës së pagesave - Si po nxiten pagesat elektronike? BSH: Me AIPS EURO, 682 transaksione në ditë
Përgjatë viteve të fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë përpjekjesh për modernizmin e sistemit të pagesave, me qëllim lehtësimin dhe rritjen e pagesave të kryera në formë eletronike nga qytetarët.
Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, zhvillimet pozitive në fushën e pagesave elektronike kanë sjellë një rritje të përdorimit të tyre, duke arritur në 23 pagesa për frymë në 2024 dhe tejkaluar objektivin prej 10 pagesash për frymë që ishte vendosur në vitin 2023.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i përdorimit më të madh të kartave, terminaleve POS, bankomateve dhe home banking. Përveç funksioneve bazë, si informimi mbi gjendjen e llogarisë, aplikacionet e bankave po përdoren gjerësisht edhe për kryerjen e pagesave online. Të dhënat nga raporti tregojnë se numri i pagesave përmes home banking u rrit me 22% në krahasim me 2023.
Ndërkohë, edhe numri i terminaleve POS është rritur me 27.61% në vitin që lamë pas. Infrastruktura e POS-eve të ofruara nga bankat tregtare ka rezultuar në rritje të konsiderueshme, që tregon një familjarizim të bizneseve me ofrimin e shërbimit të POS-ve dhe një reagim pozitiv ndaj kërkesave të klientëve për pagesa me kartë. Në përdorimin e kartave mbizotërojnë kartat me funksion debiti, rreth 87.7%, me një vlerë mesatare për transaksion prej 6,746 lekësh.
Gjithashtu, pavarësisht se ATM-të përdoren kryesisht për tërheqje të parasë fizike, gjatë vitit 2024 është parë zgjerimi i bankomateve që mundësojnë shërbime të tjera. Numri i ATM-ve me funksion depozitim paraje fizike është rritur me 26 terminale, ndërsa ai i ATM-ve që ofrojnë funksionin e urdhër-transfertave është rritur me 144 terminale.
Nga ana tjetër, në Shqipëri ekzistojnë edhe 3 infrastruktura kryesore për procesimin e pagesave ndërbankare dhe 1 infrastrukture për shlyerjen e titujve. Sistemi AIPS është infrastruktura e vetme për shlyerjen në kohë reale të pagesave me vlerë të madhe në Lek, ndërsa sistemi AIPS EURO bën të mundur shlyerjen bruto, në kohë reale të transaksioneve të klientëve të bankave për pagesat në Euro, brenda territorit të Shqipërisë. Të dhënat nga raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm përmes sistemit AIPS EURO realizohen mesatarisht 682 transaksione në ditë me një vlerë prej 21 milionë eurosh.
Por çfarë zhvillimesh priten në vijim?
Brenda këtij muaji parashikohet të nisin aplikimet individuale të bankave tregtare për t'u anëtarësuar në Tregun Unik të Pagesave në Euro, SEPA, ndërsa vitin e ardhshëm do të nisë zbatimi i sistemit të pagesave të shpejta (instant payment). Po ashtu, në maj do të fillojë edhe programi i Mastercard për shpërndarjen e terminaleve falas për tregtarët në Shqipëri. Së fundmi, Banka e Shqipërisë hodhi edhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar, duke zbatuar standardin e ri të pagesave ISO 20022, i cili synon të përmirësojë shkëmbimin e të dhënave në transaksionet e pagesave.
Sondazh

Intensifikohet lufta tregtare SHBA-Kinë - Tarifat e Pekinit hyjnë në fuqi pas pezullimit të masave të Trump
Lufta tregtare e Donald Trump me Kinën vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa tarifat hakmarrëse prej 84% të Pekinit hynë në fuqi disa orë pasi presidenti i......

Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari dhe Paundi. Dobësohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka shënuar një rikuperim të vlerës këtë mëngjes zbritjes që pësoi përgjatë tërë kësaj jave duke u blerë sot me 89.5 lekë dhe duke u shitur......

Prezantohet strategjia e punësimit - Kryeministri Rama: Do eksportojmë makina “Made in Albania”. Në 2026 do rrisim pagën minimale
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, dhe zv.ministrja e MEK, Olta Manjani, ka prezantuar......

16 maj, Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë - Ministri Hasani: Angazhimi i Francës, thelbësor për stabilitetin e rajonit
Muajin e ardhshëm, në 16 maj do të mbahet për herë të parë në Tiranë Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri,......

Guvernatori Sejko takon ekipin e Bloomberg News - “Politikat tregtare, implikime të rëndësishme për ekonominë globale”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me ekipin e Bloomberg News. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e......

Rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë - Pjesë e autostradës kryesore europiane E39
Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë, një nga projektet inxhinierike më ambicioze të Europës, i cili shpresohet të nxisë......

Kina vendos tarifa prej 84% për mallrat amerikane ndërsa lufta tregtare e Trump përshkallëzohet!
Kina tha se po rrit tarifat e saj hakmarrëse ndaj SHBA-së në 84%, nga 34%, në fuqi nga e enjtja. Në një deklaratë, ministria kineze e financave tha se tarifa......

Trump i “hap rrugën” qymyrit në SHBA - Masat e reja lehtësojnë prodhimin, ndërsa kërkesa për energji rritet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi urdhra ekzekutivë që synojnë të rrisin prodhimin e qymyrit, në veprimin e tij të fundit që bie......