Shqipëria Postuar më 10 Prill 2025, 11:41

2200 kompani kalojnë pa kontroll në doganë - Rritet numri në listën e “Gjelbër”, ulet koha e përpunimit të deklaratave

Nga Elisabeta Dosku

2200 kompani kalojnë pa kontroll në doganë - Rritet numri në

Numrit të kompanive të futura në listën e “Gjelbër” të doganave, përgjatë vitit 2024 ka shkuar në 2,200 kompani.

Në kuadër të lehtësimit të tregtisë së ligjshme, duke ruajtur edhe kontrollin bazuar në risk të qarkullimit të mallrave, mjeteve të transportit, apo personave, specialistët e analizës së riskut të administratës doganore, gjatë vitit 2024 kanë punuar për rritjen e nivelit të kanalit të Gjelbër (pa kontroll) dhe uljen e nivelit të Kanalit të kuq (kontroll fizik).

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nxjerrin në pah se përpos rritjes së numrit të kompanive që nuk kontrollohen,  ka pasur rritje si dhe një targetimi më të mirë të kontrolleve fizike.

Si rezultat, niveli i kanalit Jeshil në vitin 2024 është rreth 30.73%. Gjithashtu është regjistruar dhe një ulje të nivelit të kontrollit fizik, i cili në vitin 2024 rezulton 6.57%.

Përgjatë vitit që lamë pas ka pasur përmirësim në shpejtësinë e përpunimit të deklaratave në kanalet e ndryshme doganore. Për periudhën Janar-Dhjetor 2023-2024 ka një ulje sinjifikative të kohës së përpunimit të deklaratave në të gjitha kanalet e riskut.

Konkretisht  koha e përpunimit në kanalin e verdhë për periudhën Janar-Dhjetor 2023-2024 është ulur me 13 minuta, ndërkohë që kanali i kuq ka shënuar përmirësimin më të madh, duke ulur kohën me 91 minuta.

Reduktimi i kohës së përpunimit të deklaratave sjell lehtësim të tregtisë ndërkombëtare, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e klimës së biznesit. Bizneset mund të importojnë dhe eksportojnë mallra më shpejt, duke ulur kostot e qëndrimit në dogana dhe duke përshpejtuar procesin e furnizimit të tregut. Nga ana tjetër, reduktimi i kohës rrit transparencën, duke minimizuar mundësitë për abuzime, ose vonesa të qëllimshme, gjë e cila do të rriste besimin midis bizneseve dhe administratës doganore.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat