Bota Postuar më 1 Korrik 2022, 12:59

Zëvendësimi i baterisë pothuajse i “pamundur” - Çmimi për automjetet elektrike shkon deri në 25 mijë euro në varësi të modelit

Nga SCAN TV
Zëvendësimi i baterisë pothuajse i “pamundur” -

Pjesët këmbimit të një automjeti elektrik kushtojnë shumë më shumë se ato të një automjeti të zakonshëm. Përhapja e pakët e tyre në qarkullim sjell një kosto më të lartë të pjesëve të këmbimit.

Në rastin e baterisë së automjeteve elektrike, zëvendësimi i saj ka një kosto shumë më të lartë në krahasim me atë të automjeteve me motor me djegie të brendshme. Bateritë e automjeteve elektrike kanë një peshë shumë më të madhe në funksionimin e automjtetit dhe janë shumë të komplikuara.

Nëse garancia e automjetit elektrik ka skaduar, zëvendësimi i baterisë mund të kushtojë nga 15 mijë deri në 25 mijë euro në varësi të modelit. Por garancia për një automjet elektrik ka një afat nga 8 deri në 10 vjet.

Gjithashtu duke qenë se janë modele shumë teknologjike ndodh shumë rrallë që bateria të prishet apo të dëmtohet rëndë. Pjesa më e madhe e baterive – në rast se nuk ka një defekt prodhimi – pritet të zgjasin shumë.

Për më tepër cmimi i automjeteve elektrike do të ulet ndjeshëm me kalimin e viteve, si pasojë dhe pjesët e këmbimit do të jenë më të lira dhe më të përballuaeshme. Ndërkohë që dhe teknologjitë që lidhen me baterinë dhe automjetet elektrike në përgjithësi do të përmirësohen me kalimin e viteve.

Ekspertët këshillojnë që të blihet një automjet elektrik i ri dhe jo i përdorur pasi nuk mund të vlerësohet se si pronari i mëparshëm ka mirëmbajtur baterinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat