Bota Postuar më 1 Korrik 2022, 12:47

Rusia përforcon kontrollin e Sakhalin2 - Moska rrit aksionet në kuadër të luftës financiare me perëndimin

Nga SCAN TV
Rusia përforcon kontrollin e Sakhalin2 - Moska rrit aksionet në

Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur aksionet në kuadër të betejës ekonomike me perëndimin duke firmosur një dekret për kontrollin e plotë të projektit për gazin dhe naftën të Sakhalin – 2 në lindjen e largët të Rusisë. Një lëvizje që synon të nxjerrë jashtë loje investitorët japonezë dhe Shell.

Dekreti krijon një firmë të re që do të ketë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e kompanisë energjitike Sakhalin, në të cilën Shell dhe dy kompanitë japoneze Mitsui dhe Mitsubishi kanë më pak se 505 të aksioneve.

Dekreti prej pesë faqesh, që vjen pas sanksioneve perëndimore ndaj Moskës si pasojë e pushtimit të Ukrainës, tregon qartë se tashmë do të jetë Kremlini që do të vendosë nëse partnerët e huaj mund të qëndrojnë apo jo.

Gazprom, i kontrolluar nga shteti tashmë ka më shumë se 50% të aksioneve të Sakhalin-2, i cili përbën rreth 4% të gazit natyror të lëngshëm në botë.

Masa mund të shkaktojë shqetësime në tregun aktualisht të tkurrur të gazit natyror të lëngshëm, si dhe rrit rreziqet me të cilat përballen kompanitë perëndimore që janë ende në Rusi. Një nga analistet kryesore të Uood Mackenzie u shpreh se dekreti i Rusisë shpronëson në mënyrë efektive aksionet e huaja në Kompaninë e Investimeve të Energjisë Sakhalin, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Shumë firma perëndimore tashmë i kanë bërë gjërat gati për t’u larguar, ndërsa të tjera kanë thënë se do të largohen, por lëvizja e Putinit shton komplikimet në një proces tashmë kompleks për ata që kërkojnë të largohen. Moska ka përgatitur një ligj, që pritet të miratohet së shpejti, për të lejuar shtetin të konfiskojë asetet e firmave perëndimore që vendosin të largohen.

Shell, e cila tashmë ka fshirë vlerën e të gjitha aseteve të saj ruse, e bëri të qartë muaj më parë se synonte të largohej nga Sakhalin-2 dhe ka qenë në bisedime me blerësit e mundshëm. Burime kanë thënë më parë se kompania besonte se ekzistonte rreziku që Rusia të nacionalizonte asetet e huaja. Gjigandi i energjisë tha të premten se po vlerësonte implikimet e dekretit rus.

Sakhalin-2, në të cilin Shell ka 27.5% të aksioneve, është një nga projektet më të mëdha të gazit natyror të lëngshëm në botë me prodhim prej 12 milionë tonësh. Ai furnizon kryesisht Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Indinë dhe vende të tjera aziatike.

Mitsui i Japonisë ka 12.5% ​​të aksioneve në Sakhalin-2 dhe Mitsubishi ka 10%.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat