Mbyllet procesi i fiskalizimit: 8900 biznese të vogla mbeten jashtë, pritet të kalojnë në status pasiv

Çdo biznes që funksionon në vend duhet që nga data 1 Korrik 2022 e në vijim të lëshojë vetëm fatura të fiskalizuara, në të kundërt do të gjobitet. Data 30 Qershor ka qenë dhe afati i fundit i vendosur nga Ministria e Financave për të gjitha subjektet aktive në Shqipëri që të bëhen pjesë e procesit të fiskalizimit.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në total janë 102.779 tatimpagues të pajisur me certifikatë fiskalizimi, ndërkohë që janë lëshuar afro 330 milionë fatura të fiskalizuara. Biznesi i madh tashmë është i gjithë pjesë e faturimit elektronik, ndërsa janë ende 8900 biznese të vogla që nuk janë fiskalizuar.
Sipas Ministres së Financave këto janë biznese që nuk kanë pasur qarkullim gjatë vitit të fundit dhe që pritet të kalojnë në status pasiv. Vitin që lam pas qeveria vendosi të shtyjë aplikimin e gjobave për bizneset që nuk janë fiskalizuar, duke iu lënë atyre afat deri më 30 Qershor 2022. Pas kësaj date, është e detyrueshme që që të gjitha bizneset të lëshojnë vetëm fatura elektronike, si pjesë e projektit të fiskalizimit, duke shmangur kështu çdo faturë fizike.
Vënia në jetë e këtij projekti ka si qëllim shmangien e informalitett dhe evazionit fiskal përmes raportimit elektronik në kohë reale. Nga data 1 Shtator ka nisur zyrtarisht të aplikohet edhe faza e tretë e Fiskalizimit për transaksionet me para në dorë biznes-konsumator (B2C), duke e vendosur kështu të gjithë sistemin në funksion të plotë.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=RFkFsXI6seU&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=14
Sondazh

“Amnistia fiskale nuk do të keqpërdoret”! - Ibrahimaj: Ka përjashtime në masë, legalizohen vetëm të ardhurat nga puna e binzesi
Në përgjigje të bizneseve se drafti i ri i amnistisë fiskale lë hapsira për pastrim parash dhe evazion fiskal, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi......

Ky ishte viti më i keq për tregun që nga viti 1970 dhe kjo vetëm për një arsye!
Një mori faktorësh komplotuan për të gjeneruar gjysmën e parë më të keqe të viti për tregun e aksioneve që nga viti 1970, por të gjithë buruan nga një fjalë:......

5 arsyet pse Bitcoin pati tremujorin e tij më të keq në më shumë se një dekadë!
Bitcoin sapo pati tremujorin e tij më të keq që nga viti 2011 dhe muajin e tij më të keq të regjistruar ndonjëherë. Kriptomonedha më e madhe në botë humbi......

“Shqipëria eksporton aq infermierë sa përgatit” - Shoqatat ngrenë alarmin: Krizë personeli shëndetësor, pensionistët po kryejnë punën
Shqipëria ndodhet në krizë për personel shëndetësor me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kështu e ka cilësuar Shoqata e infermiereve në një reagim......

Bordi i Transparencës – Ulen sërish çmimet e karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......

Bateri apo hidrogjen?- Prodhuesit e kamionëve në garë për një të ardhme elektrike më të pastër
Rritja e çmimeve të karburantit dhe politikat më të gjelbra i kanë dhënë automjeteve elektrike (EV-ve) një nxitje serioze vitet e fundit. Tani vëmendja po......

BE bie dakord për rregulloren historike të kriptove pas shkrirjes së Terra dhe rënies së Bitcoin!
Bashkimi Europian ka rënë dakord për rregullat historike për rregullimin e industrisë së kriptomonedhave, shkrirja e të cilave ka fshirë pasuritë dhe ka ndezur......

Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese!
Ndotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivel të lartë. Problem shqetësues është edhe rritja e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e......