Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese!

Ndotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivel të lartë. Problem shqetësues është edhe rritja e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit.
Një raport të Qendrës së Përbashkët Kërkimore lidhur me statusin e ajrit, të mjedisit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor arrin në përfundimin që ndotja e ajrit në rajon është në nivel të lartë dhe "cilësia e ajrit mbetet një problem shqetësues”.
Gjetjet e raportit i shërbejnë arritjes së qëllimit për "ndotje zero” në bazë të "Marrëveshjes së Gjelbër”. Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan në Samitin e Sofjes në nëntor 2020 "Agjendën e Gjelbër” si dhe një udhërrëfyes që synon ta përafrojë rajonin me "Marrëveshjen e Gjelbër Europiane” për ta bërë Europën një kontinent neutral ndaj gazit karbonik deri në vitin 2050.
Raporti në fjalë e konsideron shumë të rëndësishëm reduktimin e ndotjes së ajrit në rajonin e BP pasi " redukton ndotjen në shtetet fqinjë anëtare të BE”.
Rritje e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit
Duke iu referuar pasojave të rrezikshme për jetën që shkakton cilësia e dobët e ajrit, raporti thekson se në vitin 2019 ndotja e ajrit, në Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar 28,400 vdekje të parakohshme, kurse në vendet e BE-së 307.000. Numri i vdekjeve të parakohshme në Ballkanin Perëndimor është 30 % më i lartë se numri i vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit në vitin 2012, ndërsa në BE janë ulur me 16 %, vë në dukje raporti.
Niveli i vdekjeve të parakohshme në Ballkanin Perëndimor nga ndotja e ajrit është më i lartë se mesatarja e vendeve të BE dhe në disa raste është dy herë më e madhe, thekson raporti. Ndër vendet anëtare të BE vendet fqinjë me Ballkanin Perëndimor, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Greqia dhe Kroacia, kanë nivel më të lartë të vdekjeve të parakohshme, gjë që tregon qartë "praninë e një hotspoti ndërkufitar”.
Gjetjet e raportit paralajmërojnë që sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit si ato "pulmonare, kanceri i mushkërive, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, diabeti ,sëmundjet ishemike të zemrës apo goditjet në tru, kanë të ngjarë të bëhen edhe më të përhapura në Ballkanin Perëndimor, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme.”
Nivel i lartë emetimi i gazrave serrë
Niveli i lartë i emetimit të gazrave serrë që ndotin ajrin në Ballkanin Perëndimor, rreth 61,7 %, vjen nga termocentralet që punojnë me qymyr, ”16 termocentrale që operojnë në rajon përdorin linjit me përmbajtje të lartë squfuri” thekson raporti.
"Marrëveshja e Gjelbër” e BE-së synon të reduktojë ne vitin 2030 me 55 % vdekjet e parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan blihet këtë të premte me 113.2 lekë dhe shitet me 114.2 lekë duke e mbyllur javën dhe nisur muajin korrik në vlera negative sipas kursit të......

Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet prej rreth 3% të sesionit të kaluar. Në përfundim të takimit 2-ditor, OPEC+ njoftoi......

Dollari, fitimet më të mëdha në 4 javë - Mbështetet nga mundësitë që ekonomia e SHBA të bjerë në recesion
Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por pritet të realizojë javën më të mirë në 1 muaj. Investitorët kanë preferuar asetet e......

Bursat, tremujori më i keq që nga viti 2020 - Humori i investitorëve dëmtohet nga lufta në Ukrainë dhe nga inflacioni
Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe kanë realizuar tremujorin më të keq që nga pandemia e Covid-19, pasi inflacioni dhe rritja e......

Nga 1 janari 2023, Shqipëria nis kultivimin e kanabisit mjekësor - Ngrihet Agjencia Kombëtare: Kush do t’i marrë licencat!
Qeveria shqiptare ka konkretizuar nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Aplikimi për licenca është planifikuar të nisë nga data......

Huatë për blerje banese, rekord i ri/ 4.3 mld lekë në maj, rritet kredia totale me 10%
Muaji Maj ka shënuar rekord rritjeje në vlerën e huave të reja të dhëna nga bankat për blerje banesash nga individët. Kështu, sipas shifrave zyrtare të......

Bashkia e Tiranës shkel detyrimet për taksën e infrastrukturës - Ligji e detyron ta shpenzojë për investime publike, por as gjysma nuk shkon për këtë qëllim!
Teksa ka mbledhur miliarda lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Bashkia e Tiranës ka shkelur detyrimet ligjore për shpenzimin e këtyre të ardhurave,......

Ndërtimi “lokomotiva” e ekonomisë/ Nxiti PBB të rritet me 5.97% në T1 2022, bashkë me pasuritë e paluajtshme
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Instituti i Statistikave. Kjo rritje fiksohet në......