Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2022, 09:45

Dollari, fitimet më të mëdha në 4 javë - Mbështetet nga mundësitë që ekonomia e SHBA të bjerë në recesion

Nga SCAN TV
Dollari, fitimet më të mëdha në 4 javë -

Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por pritet të realizojë javën më të mirë në 1 muaj. Investitorët kanë preferuar asetet e sigurta, ku bën pjesë edhe dollari amerikan, për shkak se bankat qëndrore po shtrëngojnë me shpejtësi politikat monetare dhe mund ta çojnë botën drejt recesionit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në mbi 104, ndërsa gjatë kësaj jave është rritur me 0.7%.

Investitorët po vendosin baste se ekonomia amerikane do të bjerë në recesion, ndërsa një pjesë e mirë e botës nuk do të përballet me një skenar të tillë. Që nga muaji mars, Rezerva Federale e ka rritur normën bazë të interesit me 150 pikë bazë, rritja më e madhe që nga viti 1994. Gjithashtu, në takimin e këtij muaji, banka qëndrore më e madhe në botë mund ta rrisë sërish normën e interesit me 75 pikë bazë.

Njëkohësisht, edhe Banka Qendrore Europiane pritet të bëjë të njëjtën gjë në takimin e këtij muaji dhe kjo do të jetë rritja e parë e interesave, në një dekadë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 19 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1050 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...