Europa Postuar më 30 Qershor 2022, 13:33

Recesioni i afrohet Europës - Spanja regjistron nivel rekord të inflacionit

Nga SCAN TV
Recesioni i afrohet Europës - Spanja regjistron nivel rekord të

Ndryshojnë vlerësimet për rritjen europiane dhe Morgan Stanley tashmë flet për kontraktim për dy tremujore. Ndërkohë, inflacioni spanjoll shënon një nivel rekord në 10%, që analistët e lexojnë si shenjën e fundit të një krize që po ndodh në Europë. Kjo i hap rrugë një recesioni, dhe pse parashikohet të jetë i lehtë.

Reduktimi i furnizimeve me gaz rus drejt kontinentit të vjetër, dhe me krizën energjitike të shkaktuar e që përshkallëzohet nga rritja e cmimeve, është faktori kryesor i rrezikut sipas ekspertëve, të cilët kanë ndryshuar parashikimet e tyre pikërisht duke vlerësuar impaktin e një ndryshimi të tillë në flukset e energjisë.

Ndërkohë si dëshmi e një momenti shumë të komplikuar për vendet europiane. Inflacioni në Spanjë nuk jep aspak sinjale të mirë me cmimet që janë rritur me 10%. Banka qendrore europiane, me konfirmimin për rritjen e normës në korrik, është gjithnjë e më larg skenës

Në një raport të publikuar orët e fundit, analistët e Morgan Stanley shkruajnë se ekonomia do të kontraktohet për dy tremujorë para se të rifillojë rritjen në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm, e mbështetur dhe nga rritja e numrit të investimeve.

Prandaj ka pasur një ndryshim të parashikimeve, për shkak të gjasave për një reduktim të flukseve të gazit natyror nga Rusia në Europë dhe për shkak se treguesit e moralit të konsumatorit dhe biznesit po rrëshqasin, ndërsa inflacioni mbetet shumë i lartë.

Sipas ekonomistëve rreziqet rreth perspektivës janë intensifikuar. Pavarësisht ngadalësimit, ata shprehen se, me inflacion kaq të lartë, ende pritet që Banka Qendrore Evropiane të rrisë normën e depozitave në çdo mbledhje të këtij viti, dhe në 0.75% në dhjetor. Dyshimi ka të bëjë me perspektivat e rritjes: nëse ato përkeqësohen, zyrtarët e BQE mund të vendosin të ndalojnë në shtator.

Rritja befasuese e cmimeve me 10% në qershor, në Spanjë, mund të nënkuptojë se inflacioni në ekonominë e katërt më të madhe në eurozonë ka arritur kulmin. Të dhënat, megjithatë, nxjerrin në pah se si presioni ndaj konsumatorëve, dikur parashikohej si kalimtar, por në vend të kësaj po intensifikohet. Norma u rrit nga 8.5% në maj dhe tejkaloi të gjitha vlerësimet sipas një sondazhi të Bloomberg me ekonomistët.

Rezultati do të inkurajojë politikëbërësit e BQE-së që të bëjnë presion për rritje të mëdha të normave të interesit. Ndërsa presidentja Christine Lagarde përsëriti këtë javë planet për një rritje prej çerek pikësh në korrik për të filluar një cikël të qëndrueshëm rritjesh, zyrtarë të tjerë kanë ngritur idenë e një veprimi më agresiv.

Anëtari i bordit, Gediminas Simkus, tha në një intervistë për Bloomberg se një rritje me 50 pikë bazë duhet të jetë një opsion në takimin e muajit të ardhshëm. Norma e inflacionit në vendin e tij, Lituani, është mbi 20%. Të dhënat spanjolle mund të ofrojnë një prelud për ato të ekonomive kryesore të kontinentit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=JYMxnbUoVao

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat