Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Bota Postuar më 30 Qershor 2022, 13:32

Kina krijon super rezerva për automjetet elektrike - Alumin, litium dhe zink. Pekini nxiton të sigurojë sasitë e duhura për të ardhmen

Nga SCAN TV
Kina krijon super rezerva për automjetet elektrike - Alumin, litium dhe

Në Europë zinku nuk gjendet më në asnjë vend. Alumini është në nivelin më të ulët historik, më pak se 20 mijë ton të depozituara në magazina. Bakri është i gjithi kinez, pasi Pekini mban 93% të aksioneve botërore. Për sa i përket litiumit, i nevojshëm për bateritë – kërkesa për të cilat do rritet për shkak të nxitjes për përdorimin e automjeteve elektrike, shpërndarja globale është më homogjene, por Kina është pozicionuar në rrjedhën e sipërme të sektorit të rafinimit - dhe nxjerrjes -  duke hequr një pjesë të mirë të koncesioneve të atyre që i kanë nga natyra këto metale: Afrika dhe Amerika Latine. Por ajo që me të vërtetë e shqetëson BE-në është ajo që po ndodh në Londër. Niveli i stoqeve të metaleve në magazinat e Bursës së Metaleve në Londër vazhdon të tregojë një nivel kritik. Në katër muajt e parë të vitit ka pasur një rënie prej 479 mijë tonësh.

Është platforma e tregtimit të metaleve. Dhe për aluminin po ndodh ajo që ndodhi disa muaj më parë për nikelin, me rrezikun që çmimi të shënojë rekorde brenda disa javësh për shkak të mungesës së jashtëzakonshme të tregut. Javët e fundit, ka pasur prurje të mëdha metali në magazina në Singapor dhe Malajzi. Shtetet e Bashkuara të amerikës janë gjithashtu në situatë kritike, pasi rezervat shënojnë rënie prej 18 muajsh duke arritur nivelin më të ulët historik: 22.339 ton. Migrimi i rezervave të metaleve në Azi është përforcuar në dy vitet e fundit falë pandemisë e cila ka shkaktuar kërkesë të fortë nga Kina. Sipas vlerësimeve të bankës së investimeve JP Morgan, niveli i përgjithshëm i stoqeve të mallrave në mbarë botën - metale, por edhe mallra bujqësore - ra në vetëm 51 ditë konsum në maj.

Ditët e fundit në Argjentinë dhe Kili ka nisur një konkurrencë e shfrenuar. Disa sipërmarrës italianë, të cilët kanë marrë me koncesion një minierë litiumi në kufi me Perunë, raportojnë në anonimitet të ardhurat marramendëse të këtyre ditëve nga metali themelor për bateritë me ankande të mirëfillta mes kinezëve dhe japonezëve. Qeveria e Tokios po kandidon për mbulim duke pasur parasysh zinxhirin e saj të sofistikuar të prodhuesve të automjeteve. Kalimi në energji elektrike e dorëzon industrinë perëndimore në duart e Pekinit dhe nuk është rastësi që Brukseli po mendon për një tranzicion më të butë. Kina ka qenë prej kohësh furnizuesi kryesor i lëndëve të para kritike në Evropë - 44% e totalit.

Shifra që e bëjnë atë monopolist të klasit botëror - 66%. Shtëpia e Bardhë e ka identifikuar Australinë si pol alternativ. Por është e qartë se Europa duhet të rrisë më shumë investimet e saj në riciklim, sepse ato metale janë tashmë të gjitha në automjetet tona, pajisjet tona, kompjuterët tanë.Një studim i fundit llogarit se mbi 55.5 milion ton lëndë të para kritike mund të merren nga mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Kur bëhet fjalë për neutralitetin teknologjik dhe burimet e energjisë, nuk mund të mos mendohet për hidrogjenin.

Por edhe këtu ka pak për të festuar, Pekini mban një pozicion ultra-dominant edhe në sektorin e elektrolizerëve. Duhet të merren parasysh blerjet e centralizuara europiane të metaleve të rralla. Dhe për të ndërtuar aleanca tregtare me Amerikën e Jugut. Vetëm Bolivia ka depozita të baritit, bismutit, bentonitit, acidit borik, çimentos, bakrit, arit, gipsit, kripës së gurit dhe tantalit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Q6K8c3DzniQ

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat