Qiramarrësit në Greqi, të pasigurtë - Studimi/ Rritja e kostove të energjisë dhe qirasë, presion në rritje mbi familjet greke

Situata aktuale shkakton pasiguri, ankth dhe indinjatë tek shumica e qiramarrësve në Greqi. Energjia elektrike më e shtrenjtë, qiratë e larta dhe vështirësia për të gjetur banesë, po shfaqen tashmë si një problem madhor për një pjesë të madhe të shoqërisë. Për të adresuar problemin, shumica po kërkon rritje pagash dhe tavane të qirave.
Pikëpamjet e qiramarrësve për përkeqësimin e problemit të strehimit pasqyrohen në një anketë sasiore të kryer nga Eteron, Instituti për Kërkime dhe Ndryshime Sociale. Sondazhi u krye në një kampion prej 1000 personash vetëm një muaj e gjysmë më parë.
Rreth gjysma e qiramarrësve në Greqi thonë se ende e paguajnë qiranë e tyre pa shumë probleme. Pjesa tjetër shprehet se kanë vështirësi në një shkallë të vogël apo të madhe, me 2% që i detyrohen të paktën dy pagesa mujore pronarit. Për 12.3% të të anketuarve, qiraja është rritur ndjeshëm në 2 vitet e fundit.
Rritja e kostove të energjisë dhe qirasë po ushtron presion në rritje mbi familjet greke. 61,7% deklarojnë se pas pagesës së shpenzimeve të shtëpisë, paratë e mbetura mezi mjaftojnë për të mbuluar nevojat e tjera bazë. 15.2% e të anketuarve deklarojnë se marrin ndihmë financiare, ose hua nga palë të treta për të përballuar jetesën.
Situata aktuale me qiratë shkakton pasiguri në 28.7% të të anketuarve, ankth në 21.9%, indinjatë në 17.9%, zemërim në 9.8%.
Të anketuarit në sondazhin e Eteron përmendën rritjen e pagave dhe tavanin e qirasë si zgjidhje. Qeveria dhe pronarët e pronave konsiderohen si përgjegjës për problemin e strehimit. Zgjidhja për shumicën është rritja e pagave dhe vendosja e një tavani për qiratë, ndërsa një përqindje e konsiderueshme vlerëson se qiradhënësit duhet ti jepen stimuj tatimorë për të shitur pronën me një çmim më të ulët.
Hulumtimi i Institutit Eteron përfundon me një sërë propozimesh për trajtimin e krizës së strehimit, duke argumentuar se vetërregullimi i tregut nuk ka funksionuar.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=k7iMhvyYQUY
Sondazh

Ibrahimaj: Ndërtimi u ngadalësua, mbështesim 300 kompani - Duma: Kompensimi 30% për firmat afër qeverisë. Asnjë lek për punëtorët
Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e ka argumentuar kompensimin e kompanive të ndërtimit për rritjen e çmimeve të materialeve, me......

“Karteli i grumbulluesve abuzon me çmimet e bujqësisë” - Braçe, akuza me shembuj konkretë. Shoferët kthejnë pas lekët e produkteve
Deputeti socialit Erion Braçe ka akuzuar këtë të enjte kompanitë grumbulluese shqiptare se po rrisin artificialisht çmimet e produkteve bujqësore. Nga......

Alarmi shqetësues i KE: Shqipërisë po i “gërryhet” toka - Fenomeni shumë agresiv! Vetëm 2.6 % përdoret për bujqësi organike!
Rajoni i Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria rrezikon të humbasë 1/3 e tokës bujqësore si pasojë e erozionit ujor. Ky paralajmërim shqetësues vjen......

Ku po i eksporton zarzavatet Shqipëria? - Analiza/ Sa para po fitohen, cilat janë tregjet me rritjen më të madhe
Këtë vit Shqipëria ka eksportuar më pak zarzavate në peshë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, por ka fituar më shumë. Referuar të dhënave të INSTAT,......

Hungaria bën me racion karburantin për të parandaluar mungesat – Çmimi më i lartë për shoferët me targa të huaja në vend
Në të gjithë kryeqytetin e Hungarisë, ka tabela të varura në pompat e karburantit që u tregojnë shoferëve se nuk ka karburant. Në të gjithë kryeqytetin,......

Përfundon afati për deklarimin e pronarëve të bizneseve - Mungesa e transparencës “kushton” nga 500 deri në 6 mijë dollarë për subjektet dhe OJF-të
30 Qershori shënon dhe afatin e fundit të detyrimit të bizneseve dhe Organizatave Jofitimprurëse që të kryejnë regjistrimin e të dhënave apo të bëjnë......

“Dietë verore” për shtresat në nevojë! - Paketa antikrizë për 434 mijë individë shtyhet në Shtator
Ndihma prej 3 mijë lekësh e dhënë për 434 mijë qytetarë në nevojë dhe pensionistë në funksion të kompensimit të rritjes së çmimeve përfundon më 30 Qershor dhe......

Hendeku i bilancit të pagesave në Britani shënon rekord: Më i madhi që nga viti 1955!
Britania shënoi një mungesë rekord në llogarinë e saj korrente në fillim të vitit 2022, pjesërisht për shkak të rritjes së kostos së importeve të saj të......