Alarmi shqetësues i KE: Shqipërisë po i “gërryhet” toka - Fenomeni shumë agresiv! Vetëm 2.6 % përdoret për bujqësi organike!

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria rrezikon të humbasë 1/3 e tokës bujqësore si pasojë e erozionit ujor. Ky paralajmërim shqetësues vjen nga një studim që ka realizuar Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Europian. Autorët e raportit paralajmërojnë se ky fenomen është shumë agresiv e si rrjedhojë, krahas erozionit ujor, sipërfaqja është në rrezik shkatërrimi në masën 45 % të saj edhe nga erozioni i tokës. Gjetjet u publikuan me rastin e Takimit Ministror të Platformave të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, vetëm 2.6% e sipërfaqes bujqësore përdoret për bujqësi organike, shumë larg objektivit të BE-së prej 25%.
Bazuar në rezultatet e këtij studimi, degradimi i tokës po zgjerohet në Ballkanin Perëndimor ndaj duhet të merren masa me qëllim që të amortizohen efektet e këtij procesi shkatërrimtar.
Raporti kishte në fokus ndryshimet klimatike dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor. Ajo që evidentohet në këtë raport është se ka një progres të kufizuar në mbrojtjen e mjedisit dhe klimës në Ballkanin Perëndimor
Ballkani Perëndimor ka bërë disa përmirësime në përafrimin e monitorimit të mjedisit dhe klimës, si dhe në raportimin e legjislacionit me standardet e BE-së. Zbatimi, megjithatë, është i parregullt, përfundon raporti në të cilin shprehet shqetësim për cilësinë e ajrit dhe ujërave dhe për pasojat e rrezikshme të tyre në shëndet.
Për të mbështetur miratimin dhe zbatimin e acquis të BE-së, Komisioni Evropian propozoi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke përshkruar një strategji rritjeje për rajonin, e cila bazohet në një ekonomi të qëndrueshme. Agjenda e Gjelbër synon ta përafrojë Ballkanin Perëndimor me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, duke e bërë Evropën një kontinent neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=1VXO49CD4rE
Sondazh

Ku po i eksporton zarzavatet Shqipëria? - Analiza/ Sa para po fitohen, cilat janë tregjet me rritjen më të madhe
Këtë vit Shqipëria ka eksportuar më pak zarzavate në peshë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, por ka fituar më shumë. Referuar të dhënave të INSTAT,......

Hungaria bën me racion karburantin për të parandaluar mungesat – Çmimi më i lartë për shoferët me targa të huaja në vend
Në të gjithë kryeqytetin e Hungarisë, ka tabela të varura në pompat e karburantit që u tregojnë shoferëve se nuk ka karburant. Në të gjithë kryeqytetin,......

Përfundon afati për deklarimin e pronarëve të bizneseve - Mungesa e transparencës “kushton” nga 500 deri në 6 mijë dollarë për subjektet dhe OJF-të
30 Qershori shënon dhe afatin e fundit të detyrimit të bizneseve dhe Organizatave Jofitimprurëse që të kryejnë regjistrimin e të dhënave apo të bëjnë......

“Dietë verore” për shtresat në nevojë! - Paketa antikrizë për 434 mijë individë shtyhet në Shtator
Ndihma prej 3 mijë lekësh e dhënë për 434 mijë qytetarë në nevojë dhe pensionistë në funksion të kompensimit të rritjes së çmimeve përfundon më 30 Qershor dhe......

Hendeku i bilancit të pagesave në Britani shënon rekord: Më i madhi që nga viti 1955!
Britania shënoi një mungesë rekord në llogarinë e saj korrente në fillim të vitit 2022, pjesërisht për shkak të rritjes së kostos së importeve të saj të......

Papunësia në eurozonë bie në nivelin e ri rekord që nga viti 1998!
Papunësia në Eurozonë ra në një nivel të ri rekord në maj, pasi ekonomia vazhdoi të rikuperohej nga pandemia COVID-19, edhe nëse inflacioni i përkeqësuar nga......

Ferrari në korsinë e ngadaltë drejt një të ardhmeje elektrike - Prodhuesi luksoz italian nuk do të ketë një makinë të tillë deri në 2025
Ferrari prodhon disa nga makinat më të shpejta në rrugë, por prodhuesi luksoz italian i automobilave po merr korsinë e ngadaltë drejt një të ardhmeje......

Gjiganti francez i naftës ofron zbritje të çmimeve të benzinës për miliona shoferë!
Kryesuesi francez i naftës TotalEnergies njoftoi të enjten një zbritje në çmimet e karburantit në stacionet e autostradave mbarëkombëtare për sezonin e......