“Dietë verore” për shtresat në nevojë! - Paketa antikrizë për 434 mijë individë shtyhet në Shtator

Ndihma prej 3 mijë lekësh e dhënë për 434 mijë qytetarë në nevojë dhe pensionistë në funksion të kompensimit të rritjes së çmimeve përfundon më 30 Qershor dhe qeveria ka vendosur që për dy muajt e verës Korrik-Gusht ti lërë “zbuluar”këto shtresa. Edhe pse Ministria e Financave pohoi se do të rishikohej buxheti në funksion të nevojave që kanë këto kategori, burime zyrtare nga qeveria thonë se është vendosur që ta shtyhet kjo vendimmarrje për në muajin shtator.
Paketa e rezistencës sociale që targeton familjet me ndihmë ekonomike, pensionistë të invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër, ku parashikohet që të aplikohet si kompensimi i rritjes së çmimeve të shportës e njëjta masë mbështetje për 3 mijë lekësh në muaj deri në fund të vitit u vu në jetë për 3 muaj dhe çdo individ përfitoi në total 9 mijë lekë dhe fondi i vënë në dispozicion vetëm për këtë zë ishte 3.9 miliardë lekë.
Nga bonusi u përjashtuan mbi 231 mijë pensionistë që marrin pension më të lartë se gjysma e pagës minimale. Burimet nga Financat theksojnë se të ardhurat shtesë vetëm nga rritja e çmimeve në buxhet përgjatë 5 muajve të parë të vitit janë 13 miliardë lekë, ndërkohë që deri më tani janë alokuar afro 6 mld lekë në total për paketën anti-krizë dhe 20 miliardë lekë janë vënë në dispozicion si garanci për kompensime të energjisë elektrike në mënyrë që të mos rritej çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë, fond i cili nuk është ezauruar.
Nëse kjo paketë do të shtyhej për gjysmën e dytë të vitit, buxhetit të shtetit do ti kushton shtresat në nevojë përfitues 7.8 miliardë lekë në total apo 18 mijë lekë për individ.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=G3uUC4-8hkM
Sondazh

Hendeku i bilancit të pagesave në Britani shënon rekord: Më i madhi që nga viti 1955!
Britania shënoi një mungesë rekord në llogarinë e saj korrente në fillim të vitit 2022, pjesërisht për shkak të rritjes së kostos së importeve të saj të......

Papunësia në eurozonë bie në nivelin e ri rekord që nga viti 1998!
Papunësia në Eurozonë ra në një nivel të ri rekord në maj, pasi ekonomia vazhdoi të rikuperohej nga pandemia COVID-19, edhe nëse inflacioni i përkeqësuar nga......

Ferrari në korsinë e ngadaltë drejt një të ardhmeje elektrike - Prodhuesi luksoz italian nuk do të ketë një makinë të tillë deri në 2025
Ferrari prodhon disa nga makinat më të shpejta në rrugë, por prodhuesi luksoz italian i automobilave po merr korsinë e ngadaltë drejt një të ardhmeje......

Gjiganti francez i naftës ofron zbritje të çmimeve të benzinës për miliona shoferë!
Kryesuesi francez i naftës TotalEnergies njoftoi të enjten një zbritje në çmimet e karburantit në stacionet e autostradave mbarëkombëtare për sezonin e......

Cili vend sapo ndërtoi një bateri uji për të ruajtur energjinë elektrike? Sasia, ekuivalente me 400 mijë bateri makinash!
Një bateri uji e aftë për të ruajtur energji elektrike ekuivalente me 400,000 bateri makinash elektrike do të fillojë të funksionojë në Zvicër javën e......

Euro humb pikë përballë dollarit dhe frangës - Monedhat përfitojnë nga statusi i parajsave të sigurta për të investuar
Euro po tenton të rikuperojë një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, përballë dollarit amerikan, që cilësohet si një parajsë e sigurtë. Gjatë sesionit të......

Ngadalësimi i kërkesës rrëzon naftën - Nafta e përpunuar në Londër bie pranë 1180 dollarë për ton
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Tashmë, investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Humori i investitorëve dëmtohet nga ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Tendenca në rënie ka përfshirë tregjet globale në......