Europa Postuar më 30 Qershor 2022, 10:42

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Humori i investitorëve dëmtohet nga ngadalësimi i ekonomisë

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Humori i investitorëve

Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Tendenca në rënie ka përfshirë tregjet globale në sesionin e fundit të gjysmës së parë të këtij viti. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.8%, me shumicën e sektorëve që janë në territor negativ.

Humori i investitorëve vijon të qëndrojë i ulët, pasi nuk ka pasur shenja për ti thënë fund luftës në Ukrainë, së shpejti. Në anën tjetër edhe presioni i inflacionit të lartë po dëmton besimin e investitorëve. Me bankat qëndrore që po shtrëngojnë agresivisht politikat monetare, duke rritur normat e interesit, ekziston shqetësimi se ekonomia globale do të ngadalësohet ndjeshëm.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit janë mbyllur në rënie, me përjashtim të indeksit të Shanghait, që u mbështet nga të dhënat pozitive mbi aktivitetin e fabrikave për qershorin. Ndër zhvillimet e tjera, investitorët i mirëpritën marrëveshjet në samitin e NATO-s, ku Suedia dhe Finlanda u ftuan zyrtarisht për të qënë pjesë e aleancës, pasi Turqia e hoqi veton.

Njëkohësisht, liderët e vendeve anëtare të NATO-s, rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe theksuan nevojën për të rinovuar strategjinë e parandalimit dhe mbrojtjes.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat