Ngadalësimi i kërkesës rrëzon naftën - Nafta e përpunuar në Londër bie pranë 1180 dollarë për ton

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Tashmë, investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, që përkthehet në një kërkesë më të ulët për naftë. Megjithatë, shqetësimet që kanë të bëjnë me tkurrjen e ofertës në treg po kufizojnë humbjet.
Nafta Brent e Londrës për gushtin po tregtohet në rreth 115 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, nafta e përpunuar në bursën e Londrës ka vijuar tendencën në rënie edhe ditën e sotme dhe po tregtohet në rreth 1180 dollarë për ton. Referuar të dhënave zyrtare në SHBA, rezervat e naftës bruto ranë me 2.8 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 24 qershor, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 569 mijë fuçi.
Njëkohësisht, edhe rafineritë e kanë rritur aktivitetin e prodhimit duke punuar me 95% të kapacitetit, niveli më i lartë në 4 vitet e fundit. Në anën tjetër, OPEC+, që përfshin edhe aleatët e tjerë me në krye Rusinë, nisi të mërkurën takimin 2-ditor, për të përcaktuar politikat e prodhimit në të ardhmen.
Dy burime të afërta me takimin, deklaruan për Reuters se ka pasur pak progres për të arritur një marrëveshje mbi rritjen e prodhimit.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Humori i investitorëve dëmtohet nga ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Tendenca në rënie ka përfshirë tregjet globale në......

Rusia ul taksat për asetet kripto dhe ato dixhitale – Projektligji zbut goditjen e sanksioneve të vendosura ndaj vendit
Ligjvënësit rusë miratuan një projektligj që do të përjashtonte potencialisht emetuesit e aseteve dixhitale dhe kriptomonedhave nga tatimi mbi vlerën e......

Çfarë ka ndodhur sot me kursin e këmbimit valutor?!
Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 118.8 lekë dhe është shitur me 119.3 lekë sipas kursit të këmbimit......

Bordi i Transparencës - Ndryshojnë pas një dite sërish çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......

Kyçja e sporteleve rrezikon ndihmën ekonomike - Qytetarët, vështirësi për të marrë dokumentet online. Më parë asistoheshin nga zyrat ADISA
Mbyllja e sporteleve ka vështirësuar procedurat për qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërkohë që mosparaqitja e dokumenteve të nevojshme rrezikon......

Nis zbatimi i reformës së ujit - Shkrihen 46 ujësjellës, në total vetëm 15 drejtori qendrore
Krijohet Ujësjellësi i Ri i Durrësit që përfshin Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën. Ujësjellësi i Korçës që përfshinë edhe Devollin, Ersekën, Maliqin......

Shefi i IEA: Një ndërprerje e plotë e gazit rus do ta detyronte Europën të ulë konsumin deri në 30% dhe të rrisë më tej çmimet!
Europa duhet të jetë e përgatitur të frenojë konsumin e saj të gazit natyror deri në 30% nëse Rusia ndalon plotësisht flukset, tha të martën shefi i Agjencisë......

Kolapsi i Hekurudhës Shqiptare/ 55 milionë euro humbje në një dekadë, vetëm një linjë në shërbim, dhe rreth 1 mijë të punësuar
“Hekurudha Shqiptare” është një kompani 100% nën zotërim të qeverisë shqiptare, më saktë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ndër vite, ka qenë një prej......