Ku po i eksporton zarzavatet Shqipëria? - Analiza/ Sa para po fitohen, cilat janë tregjet me rritjen më të madhe

Këtë vit Shqipëria ka eksportuar më pak zarzavate në peshë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, por ka fituar më shumë.
Referuar të dhënave të INSTAT, përpunuar nga SCANTV, rezulton se në maj të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar 29 mijë ton zarzavate, duke njohur një rënie me rreth 2 mijë tonë më pak se në majin e vitit 2021.
E njëjta tendencë u konstatua edhe në muajin prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar ku sërish u eksportuan më pak zarzavate.
Ndërkohë përjashtim bën vetëm muaji mars ku u eksportuan 15 mijë tonë. Me një rritje me 3 mijë ton më shumë se marsi i vitit të kaluar.
Sa para po arkëton Shqipëria nga eksporti i zarzavateve?
Në muajin maj Shqipëria ka arkëtuar 2.4 miliardë lekë nga eksporti, duke njohur rritje në krahasim me majin e vitit të kaluar kur arkëtoi rreth 1.8 miliardë lekë.
Në prill të këtij viti arkëtimet ishin 1.5 miliardë lekë, duke njohur rritje me prillin e 2021 kur vlera ishte 1 miliardë lekë.
Mesatarisht në vit, në këto 5 vitet e fundit, Shqipëria ka eksportuar 121 deri në 144 mijë tonë zarzavate, ku vërehet tendenca rritëse nga viti në vit.
Nga këto eksporte, arkëtohen mesatarisht 6.9 deri në 8.8 miliardë lekë në vit.
Ku po i eksporton zarzavatet Shqipëria?
Aktualisht Shqipëria eksporton zarzavate në 26 vende. Vendet ku eksporton më shumë janë kryesisht vendet e afërta të Shqipërisë si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Italia e Kroacia.
Serbia rezulton të jetë këtë vit destinacioni me rritjen më të madhe të eksporteve shqiptare të zarzavateve duke arritur në muajin maj në 856 milionë lekë.
Zarzavatet shqiptare shkojnë gjithashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Ukrainë apo edhe në ish Republikat Sovjetike ku duket se zarzavatet shqiptare kanë rigjetur rrugën e dikurshme.
Vendet ku eksportohen zarzavatet shqiptare
- Austri 12-34 milionë lekë në muaj
- Bosnje dhe Hercegovina 28 -216 milionë lekë në muaj
- Bullgari 7- 70 milionë lekë në muaj
- Zvicër 1-23 milionë lekë në muaj
- Çeki 7- 111 milionë lekë në muaj
- Danimarkë 3.3- 9.8 milionë lekë në muaj
- Estoni 1- 5 milionë lekë në muaj
- Francë 23 milionë lekë në 1 muaj
- Greqi 2- 32 milionë lekë në muaj
- Kroaci 19-157 milionë lekë në muaj
- Hungari 4 -20 milionë lekë në muaj
- Itali 23- 59 milionë lekë në muaj
- Lituani 13 -25 milionë lekë në muaj
- Letoni 2-4 milionë lekë në muaj
- Moldavi 5-17 milionë lekë në muaj
- Mali i Zi 11- 175 milionë lekë në muaj
- Maqedoni e Veriut 24-220 milionë lekë në muaj
- Poloni 4.5 -56 milionë lekë në muaj
- Rumani 9- 25 milionë lekë në muaj
- Serbi 27- 856 milionë lekë në muaj
- Suedi 1- 5 milionë lekë
- Slloveni 1-17 milionë lekë
- Sllovaki 3-16 milionë lekë
- Ukrainë 16- 52 milionë lekë
- Shtetet e Bashkuara 8 -15 milionë lekë
- Kosovë 36 -253 milionë lekë
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=ALlzhvRZeaM
Sondazh

Hungaria bën me racion karburantin për të parandaluar mungesat – Çmimi më i lartë për shoferët me targa të huaja në vend
Në të gjithë kryeqytetin e Hungarisë, ka tabela të varura në pompat e karburantit që u tregojnë shoferëve se nuk ka karburant. Në të gjithë kryeqytetin,......

Përfundon afati për deklarimin e pronarëve të bizneseve - Mungesa e transparencës “kushton” nga 500 deri në 6 mijë dollarë për subjektet dhe OJF-të
30 Qershori shënon dhe afatin e fundit të detyrimit të bizneseve dhe Organizatave Jofitimprurëse që të kryejnë regjistrimin e të dhënave apo të bëjnë......

“Dietë verore” për shtresat në nevojë! - Paketa antikrizë për 434 mijë individë shtyhet në Shtator
Ndihma prej 3 mijë lekësh e dhënë për 434 mijë qytetarë në nevojë dhe pensionistë në funksion të kompensimit të rritjes së çmimeve përfundon më 30 Qershor dhe......

Hendeku i bilancit të pagesave në Britani shënon rekord: Më i madhi që nga viti 1955!
Britania shënoi një mungesë rekord në llogarinë e saj korrente në fillim të vitit 2022, pjesërisht për shkak të rritjes së kostos së importeve të saj të......

Papunësia në eurozonë bie në nivelin e ri rekord që nga viti 1998!
Papunësia në Eurozonë ra në një nivel të ri rekord në maj, pasi ekonomia vazhdoi të rikuperohej nga pandemia COVID-19, edhe nëse inflacioni i përkeqësuar nga......

Ferrari në korsinë e ngadaltë drejt një të ardhmeje elektrike - Prodhuesi luksoz italian nuk do të ketë një makinë të tillë deri në 2025
Ferrari prodhon disa nga makinat më të shpejta në rrugë, por prodhuesi luksoz italian i automobilave po merr korsinë e ngadaltë drejt një të ardhmeje......

Gjiganti francez i naftës ofron zbritje të çmimeve të benzinës për miliona shoferë!
Kryesuesi francez i naftës TotalEnergies njoftoi të enjten një zbritje në çmimet e karburantit në stacionet e autostradave mbarëkombëtare për sezonin e......

Cili vend sapo ndërtoi një bateri uji për të ruajtur energjinë elektrike? Sasia, ekuivalente me 400 mijë bateri makinash!
Një bateri uji e aftë për të ruajtur energji elektrike ekuivalente me 400,000 bateri makinash elektrike do të fillojë të funksionojë në Zvicër javën e......